E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 miliardë dollarë për rindërtimin e Haitit

Donatorët kanë premtuar 10 miliardë dollarë ndihmë për Haitin, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në 12 janar të këtij viti. “Mund t’ju raportojmë një lajm shumë të mirë. Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë premtuar 5.3 miliardë dollarë në dy vitet që vijnë dhe 9.9 miliardë dollarë në total për tre vitet e ardhshme”, deklaroi kreu i kombeve të bashkuara Ban ki Mun.

Ai theksoi se premtimet e bëra i kanë tejkaluar ndjeshëm parashikimet. Organizatorët kishin kërkuar para takimit 3.8 miliardë dollarë. Tërmeti i 12 janarit në Haiti shkaktoi 220 mijë të vdekur dhe la 1.3 milionë të pastrehë. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›