PS: Reforma, sipas rekomandimeve te BE
Rozeta Rapushi
Selia roze reagoi mbi protestat e partive te vogla per Kodin Zgjedhor, duke sqaruar se hartimi eshte bere bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR. Eksperti i Partise Socialiste per hartimin e Kodit Zgjedhor, Damian Gjinkuri, tha dje se procesi zgjedhor me Kodin e ri nuk po monopolizohet dhe cdo akuze e ngritur per kete ceshtje eshte vetem spekulim. "Votat nuk i numeron PD-PS. Perkundrazi, me formulen e re nuk rrezikohet me vota e shqiptareve", u shpreh Gjinkuri. Ai sqaroi se, numerimi do te vazhdoje te jete i perqendruar ne nivel Zone Administrimi Zgjedhor (ZAZ) dhe grupet do te perbehen nga 4 persona dhe ku vetem 2 i perkasin PD/PS dhe ku dy te tjere do te caktohen me short nga perfaqesuesit e partive te maxhorances dhe opozites. "Cdo tavoline numerimi do te jete e mbikeqyrur nga nje kamera me rezolucion te larte e cila ne kohe reale do te transmetoje procesin e numerimit dhe fleten votimit ne ekran, si dhe do ta regjistroje ate ne media elektronike per cdo hetim te metejshem", u shpreh eksperti. Sipas tij, me kuadrin e ri ligjor, , procesi i numerimit do te beje hapa perpara dhe nuk e rrezikon aspak voten e shqiptareve. Duke u ndalur tek perberja e komisioneve zgjedhore, kryesisht atij qendror KQZ-se, per te cilen u ankuan me shume partite e vogla, Gjinkuri tha se ulja e numrit te anetareve nga 9 ne 7 per KQZ-ne dhe nga 14 ne 7 per komisionet e tjera, u be bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR. "Numri 7 i komisionereve u mendua si nje numer optimal qe siguron mbarevajtje te punes se komisioneve, si dhe ndikon ne uljen e kostos e tensioneve ne keto organe kolegjiale. E njejta logjike qendron edhe per KQZ, numri 7 i se ciles ka qene i parashikuar edhe ne Kushtetute deri ne vitin 2006", theksoi eksperti, duke nenvizuar faktin se, KQZ eshte nje organ i perhershem per administrimin e zgjedhjeve dhe jo thjesht nje forum per perfaqesimin politik te partive. Sipas tij, nisur nga nevoja per profesionalizem dhe per nje numer efikas anetaresh, u mendua qe numri 7 eshte me i pranueshem dhe siguron balancen me te mire mes perfaqesimit dhe vendimmarrjes. "Eshte e vertete qe PD dhe PS kane te drejte te propozojne nga 2 anetare, por kjo shkon ne raport te drejte edhe me perfaqesimin e peshen qe ato kane ne Kuvend, si dhe njekohesisht me detyrimin qe ato kane te imponojne disa standarde qe kane te bejne me perfaqesimin gjinor ne KQZ", vijoi Gjinkuri. Ai theksoi se ligji eshte bere per t'i qendruar kohes, pavaresisht se cila parti eshte e dyta apo e treta ne kete moment apo pas zgjedhjeve. Nga ana tjeter, eksperti i PS-se per hartimin e Kodit Zgjedhor vleresoi se dhe formula per ndarjen e mandateve siguron nje perfaqesim te drejte mes koalicioneve, dhe rezultat te drejte mes partive brenda koalicioneve. "Formulat favorizojne subjektet qe grupohen ne koalicione, dhe nuk ka asgje te keqe qe ne nje demokraci te konkurrojne koalicione te cilat mund te jene edhe pjese e qeverisjes neser", vijoi ai. Gjinkuri u shpreh se, leximi perpara zgjedhjeve i formacioneve dhe aleancave politike, ndihmon me shume zgjedhesit ne percaktimin e zgjedhjes se duhur politike dhe ata qe do t'i qeverisin.
Numerimi i votave
Numerimi i votave do te jete i perqendruar ne nivel Zone Administrimi Zgjedhor
Grupet e numerimit do te jene nga 5-10 per cdo ZAZ
Grupet do te perbehen nga 4 persona dhe ku 2 i perkasin PD/PS
Dy te tjere do te caktohen me short nga perfaqesuesit e partive te maxhorances dhe opozites.
Zvogelimi i numrit te Komisionereve eshte rekomandimi baze i raportit te OSBE/ODHIR
Numri 7 i komisionereve u mendua si nje numer optimal qe siguron mbarevajtje te punes se komisioneve.
PD dhe PS kane te drejte te propozojne nga 2 anetare, por kjo shkon ne raport te drejte edhe me perfaqesimin e peshen qe ato kane ne Kuvend
2 vendet e tjera te KQZ, pervec Kryetarit, jane propozime te partive te vogla, respektivisht te maxhorances dhe opozites pa bere dallim se ciles partie do t'i perkase.