Rama ne Diber, te Largojme Berishen
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama kerkoi dje nga Dibra nje Shqiperi pa kryeminister Sali Berishen. Ne nje takim me banoret e zones, kreu socialist shprehu bindjen se te gjithe shqiptaret do te bashkohen ne nje ze te vetem, per t'i dhene pergjigjen e merituar kryeministrit, per te gjitha premtimet e pa mbajtura. "Eshte nje mesim i madh per te kuptuar sa e veshtire eshte jeta e njerezve ne gjithe vendin dhe se sa e gabuar ka qene dhe eshte politika e vjeter e se shkuares, me premtime dhe genjeshtra, e cilat duhet te marrin fund per t'i hapur rruge nje marredhenie te re, per te cilen nevojitet nje bashkim i madh i shqiptareve pertej kufijve te partive politike", u shpreh Rama. Sipas tij, ne cdo cep te vendit, njerezit me te drejte qahen per kostot e larta te prodhimit, qahen per cmimet e pamundura te naftes, farerave, qahen per pamundesine qe edhe ate prodhim qe nxjerrin, ta shesin ne treg. "Politika e vjeter e se shkuares ka ardhur ketu, ka shkuar kudo, kryesisht per fushata elektorale dhe gjithe kohen me nje arme ne dore, armen e percarjes, armen e dasise, akuzave, shpifjeve, sharjeve per kundershtaret. Ne kemi pergjegjesine e patjetersueshme qe historia te mos perseritet", vijoi kreu socialist. Sipas tij, shqiptaret kane te njejten hall, e ndaj duhet te bashkohen per te larguar kryeministrin e per te hapur nje epoke te re.
"Eshte koha per te mos i ngrene me genjeshtrat e politikes se vjeter, per te mos e pranuar me percarjen qe politika e vjeter fut mes nesh", tha Rama.
"Eshte koha per te mos i ngrene me genjeshtrat e politikes se vjeter, per te mos e pranuar me percarjen qe politika e vjeter fut mes nesh", tha Rama.