Tenderet, afati deri ne 31 dhjetor
Vonesat ne realizimin e tendereve te rrugeve dhe atij te sektorit te shendetesise kane bere qe qeveria te shtyje afatin per realizimin e ketyre procedurave deri ne 31 dhjetor te ketij viti. Jane pakten 60 procedura prokurimi per ndertimin e rrugeve qe nuk do ishin realizuar brenda dates 31 tetor, qe e kane detyruar qeverine qe te vendoste afate te reja.
Procedurat
Data 31 tetor ishte afati i fundit kur te gjitha institucionet shteterore duhet te kishin mbyllur prokurimet, afat i cili nuk eshte i mjaftueshem. Kjo do te thote se te gjitha tenderet per rruget dhe shendetesine duhet te perfundojne patjeter deri ne 31 dhjetor. "Kjo shtyrje eshte bere rast pas rasti me vendim te Keshillit te Ministrave ne varesi te rendesise qe kane procedurat e prokurimit. Keshtu jane fondet e akorduara per ndertimin e disa e rrugeve dhe afatet jane shtyre, pasi fondet jane akorduar ne buxhetin shtese dhe koha nuk ishte e mjaftueshme. Behet fjale per mbi 60 procedura prokurimi qe ka Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve per t'i bere keto dy muaj", deklaroi Klodiana Canka, Drejtoreshe e Agjencise se Prokurimeve Publike. Per ekonomistet buxheti shtese qe gjeneron me shume fonde eshte kthyer ne nje burim vonesash per kryerjen e investimeve publike. Nga hyrja ne fuqi e buxhetit levrimi i fondeve dhe koha 40 ditore per kryer nje tender jane faktoret qe rrezikojne realizimin e shpenzimeve kapitale pasi nuk garantojne kohen e nevojshme. Edhe Fondi Monetar Nderkombetar ka qene kritik ndaj nivelit te ulet te realizimit te investimeve, ndaj ka propozuar qe qeveria te miratoje nje buxhet tre-vjecar vetem per projektet e infrastruktures.
Shendetesia
Pjesa me e madhe e tendereve te barnave ka perfunduar ne Qendren Spitalore Universitare, por duhet gati nje muaj per te bere disbursimin e fondeve. Perfundimi i tendereve u be e mundur vetem pas shtyrjes se afateve nga ana e Keshillit te Ministrave. Afati skadonte me 31 tetor, ndaj qeveria vendosi shtyrjen e afateve, per shkak se rrezikohej djegia e fondeve. Drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, Gjeorgjina Kule deklaroi para pak kohesh se QSUT ka filluar prokurimet per tenderet, qe duhej te ishin bere qe ne mars dhe prill te ketij viti. Ndersa, leshoi alarmin se afatet skadonin brenda dates 31 tetor. Behej fjale per 8 procedura tenderimi per blerjen e ilaceve, aparaturave te zemres, preparateve citostatike, etj. Pikerisht per te mos lene qendren me te madhe spitalore ne vend pa medikamente, qeveria vendosi shtyrjen e afateve te tendereve. Tashme rreziku per djegien e fondeve ka marre fund dhe furnizimi me barna do te behet brenda nje kohe shume te shkurter.
60
Rruge
Do te tenderohen gjate afatit prej 60 ditesh qe miratuar nga Keshilli i Ministrave. Ka qene pikerisht numri teper i madh i ketyre procedurave qe detyroi qeverine ti jepte edhe 2 muaj kohe Drejtorise se Rrugeve.
Shtyrja e afatit, si do te veprohet
Cdo autoritet kontraktor duhet t'i perfundoje procedurat e prokurimit per mallra, sherbime e ndertime me fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit per ate vit kalendarik deri ne daten 31 tetor te cdo viti. Brenda ketij viti perfshihet edhe lidhja e kontratave perkatese. APP-ja nuk do te botoje njoftimin e kontrates se nenshkruar nese ai dergohet per botim pas kesaj date. Botimi i cdo lloj njoftimi tej ketij afati behet vetem me vendim te vecante te Keshillit te Ministrave.
Rruget qe do tenderohen:
Lushnje-Fier
Vidhas-kombinati metalurgjik (shtese)
Kukes-Morine (vepra arti)
Kukes-Morine (dy viadukte)
Unaza-Fushe Arres
Rruga e Divjakes (vazhdim)
Kardhiq-Delvine loti 2
Dhermi-Vuno loti 1
Dhermi-Vuno loti 2
Porto Romano-Durres loti 1
Porto Romano-Durres loti 2
Himare e vjeter-Potam