Piter Feith: EULEX ne fund te vjeshtes, kapacitet te plote
Perfaqesuesi Civil Nderkombetar i Kosoves, Piter Feith, tha dje se deri ne fund te vjeshtes Zyra Civile Nderkombetare dhe EULEX-i pritet te arrijne kapacitet te plote. Ai ne nje takim, ne Fakultetin e Studimeve Nderkombetare te Universitetit "Johns Hopkins" u shpreh se sfida me e madhe per Kosoven eshte krijimi i nje shoqerie shumeetnike. Perfaqesuesi Civil Nderkombetar i Kosoves e ben te qarte se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara per sukses ne Kosove, megjithate nuk e fsheh se ka konfuzion mes pranive te ndryshme nderkombetare. "Ne duhet te vazhdojme te permiresojme bashkerendimin e perpjekjeve tona, qe te mund te kemi nje bashkepunim me te efektshem brenda organizatave tona nderkombetare dhe mes tyre", theksoi Feith. Ai tha se dislokimi i shpejte i EULEX-it ne gjithe territorin per te siguruar nje hapesire te vetme ligjore, do te jete kritik gjate muajve te ardhshem.