Ripermbytjet si mesim i panxene
Shqiperia eshte permbytur fale nje katalogu kombinimesh te neglizhences paaftesise dhe korrupsionit te shkalles se larte.
Eumlshte tashme fakt qe vjeshta sjell shume shira ne te gjithe Shqiperine.
Si ka mundesi atehere qe permbytjet disavjecare qe tashme riperseriten cdo vit vazhdojne te pershkruhen si natyrore Genjeshtra. Ja tju jap nje shembull se pse keto jane genjeshtra.
Kur Berisha vuri re se do humbiste ai bashkoi 17 parti dhe disi ia arriti te mbante pushtetin. Pra Berisha kishte mesuar se te dilte i vetem ne zgjedhje do te humbiste.
Eksperienca i dha aftesi te mbante pushtetin. Si ka mundesi valle qe Berisha nuk ka zene mend nga permbytjet disavjecare apo le te themi ato te vjetshmet Ne nje fshat te Nenshkodres vjet uji pati arritur deri ne gju kesaj here uji ka arritur deri ne tavan.
Si ka mundesi qe kesaj here uji erdhi shume me shpejt se vitin e kaluar Me thone se porta numer 4 e hidrocentralit te Fierzes nuk po na hapej.
Ky problem me thone paska nje vit qe na dihet por qe tashme operatoret e hidrocentralit te Fierzes kane frike ta hapin. Pse Sepse nuk dihet nese eshte ne gjendje pune. Ne qofte se porta hapet nuk dihet nese do mbyllet. Ne qofte se nuk mbyllet ajo shkarkon pa nderprerje derisa digat e Komanit dhe e Vaut te Dejes nuk mund te shperthejne.
Nese nuk e hapin portat e tjera me informojne nuk kane kapacitetin e duhur te derdhin te gjitha mbledhjet e ujit. Nese nuk hapet dhe zoti i disave nuk ndalon shiun i shkreti Zot ia lene fajin per cdo budallallek mundesite jane per nje permbytje kataklizmike qe do te fundoste qytetin e Shkodres dhe fshatrat perreth nente metra poshte siperfaqes. Urojme qe kjo mos te ndodhe
Po pse u la qe gjendja te degjeneroje Sepse pushtetaret qofshin te djathte qofshin te majte jane shumica njerez te paafte te gjithe neglizhente dhe me shume se 99.9 te korruptuar. Carsye duhet te kete qe te lejohet qe kaskada e Fierzes te fryhet mbi nivel kur ka pasur plot kohe te shkarkohej gjate shtatorit dhe tetorit Javen e pare te dhjetorit u raportua se diga e Fierzes ishte fryre 1.5 metra mbi kuoten e lejuar qe eshte 190 m lartesi e thellesi. Lumi Drin mban nje det me uje. Arsyeja duket te jete fakti qe Shqiperia na shitka energjine me tendere dhe sa me shume tendere aq me shume fitim per pushtetaret. Shume pak fitim per shtetin shqiptar ama. Pse Sepse shteti shqiptar tashme duhet te kompensoje te gjitha demet e te gjithe te demtuarve. Shteti shqiptar duhet te paguaje edhe per te rindertuar rruget dhe pasojat e tjera qe permbytja po krijon. Ah mos harroni se cdo ndertim qe financohet nga shteti shqiptar dhe qe kalon njefare vlere le te themi 1 mln dollare kryhet nepermjet sistemit te tenderimit dhe sic e dine kamarieret e mire cdo tavoline ka bakshishin e vet.
Me e keqja eshte se Kryeministri dhe shantazhieret e tjere mundohen te na pluhurosin syte. Eumlshte e pamundshme me gjithe kete uje qe pluhuri mediatik dhe mjegulla propagandistike te jene efikase. Fillimisht Berisha dhe shantazhieret e tij na e shiten kete si nje fenomen natyror. Dy vite radhazi E pa besueshme Se dyti per te zhvendosur opinionin publik nga e verteta na shiten brockulla duke na thene se evakuimi i njerezve na qenkesh nje operacion i komplikuar. Natyrisht qe eshte i veshtire. Por e dime qe Kryeministri dhe shantazhieret e tij nuk lodhen shkojne e vijne me helikoptere apo makina dhe nuk lagen sepse jetojne ne Tirane.
Pra permbytjet nuk ndodhen sepse natyres iu tek te bente dicka qe se kish bere kurre. Ne vjeshte dhe dimer bie shume shi. Zakonisht uji vershon ne drejtim te zonave me te uleta. Nese shume uje derdhet atehere kanalet natyrore rrjedhese nuk do mjaftojne qe te kullojne ujin nga mali ne det. Si rezultat permbytjet do te ndodhin. Natyra per te disatin vit me radhe ka aplikuar nje ekuacion qe te gjithe e dime se ka zgjidhje. Nderto argjinaturat hap portat e kaskadave heret dhe pastro kanalet kulluese. Ashtu si vitin e kaluar moti veproi duke na sjelle plot uje per te siguruar sa me shume energji.
Organet pergjegjese te paafte per te administruar situaten te korruptuar dhe neglizhente ne perpjekje per te konvertuar situaten ne para shumicen per vete shkaterruan pasurine e dhjetera mijera familjeve. Si perfundim shteti tani do te paguaje edhe demet dhe sipas Berishes krahas nderhyrjes imediate ka gati perpjekjet afatgjata. Nje vit kohe qe nga permbytjet e vitit te kaluar nuk mjaftoi qe Kryeministri te bente dicka. Kryeministri eshte shume me i interesuar te dije se pse Tirana nuk na qenkesh zbukuruar me drita per Festat e Nentorit. Dhjetera mijera familje jane pa drita shume pa ushqim paradoksalisht pa uje per te pire dhe per tu lare dhe mbi te gjitha me nje te ardhme te pasigurt. Turp
Alban Bytyqi Londer