E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitt dhe Angelina Jolie “pariten” në jacuzzin e hotelit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie shijojnë takimet romantike në jacuzzin e hotelit. çifti me gjashtë fëmijët e tyre momentalisht është duke qëndruar në hotelin Claremont, në Berkeley të Kalifornisë, derisa aktori është duke punuar në filmin e tij të ardhshëm “Moneyball”. Stafi i hotelit e ka trajtuar qëndrimin e tyre si “operacion ushtarak”.
“Ne i jemi qasur qëndrimit të Angelina Joliet dhe Brad Pittit, si dhe fëmijëve e shoqëruesve të tyre sikur të ishte operacion ushtarak,” tha një burim.
Thuhet se çifti rregullisht rezervon pajisjet e banjës së hotelit për përdorim personal për të pasur “mbrëmje romantike”, dhe gjithashtu janë të lumtur të paguajnë për të pasur shenjën “renovim” të ngjitur te pishina, që të jetë e mbyllur për njerëzit tjerë, që fëmijët e tyre të mund të spërkaten të qetë.
Me gjithë faktin se çifti shumë rrallë shihet në hapësirat publike të hotelit, stafi është urdhëruar të largojë çdo revistë me çiftin në ballinë nga raftet me gazeta në paradhomë.
“Kjo kërkesë ka pastruar pak raftin nga revistat e yjeve pasi që Brad dhe Angie janë në ballina të këtyre revistave gati çdo javë!”, tha një burim.
Brad, Angelina, fëmijët e tyre dhe shoqëruesit e kanë zënë tërë katin e ndërtesës dhe kanë pasur materiale reflektuese “anti – paparazzi” të vendosura në dritare për të ruajtur intimitetin e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›