E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihanna vendos mikrofonin aty ku nuk e ka vendin

New York, 13 gusht - Rihanna kontroverse mbrëmë ka interpretuar në Madison Square Garden, në New York. Asaj në skenë i është bashkangjitur edhe këngëtarja e re Ke$ha. Edhe pse këngëtarja e re ka deklaruar se Rihanna është idhulli i saj më i madh dhe që e admiron punën e saj, performanca e djeshme e Rihannës me siguri nuk është diçka që admirohet nga adhurueset e saj.

Rihanna e pashije këtë herë i kaluar kufijtë, duke e prekur përsëri veten nëpër pjesët intime gjatë interpretimit dhe duke e vënë mikrofonin aty ku nuk e ka vendin – në mes këmbëve. Derisa shumë janë shokuar me performansën e saj, disa mendojnë që në kohët e sotme është bërë normale të joshësh publikun në atë mënyrë. “Ajo çka shohim dhe dëgjojmë sot nuk është e përshtatshme për fëmijë”.

Që të rikujtojmë, para vetëm disa ditësh, për muzikën dhe sjelljen e Rihannës dhe koleges së saj Lady Gaga, ka folur tekstshkruesi Mick Stock, i cili ka ndihmuar Kylie Minoguen të bëhet yll i vërtetë i popit gjatë viteve ’80, e cila ende sot e mban atë status. Stock ka thënë që Rihanna është tepër eksplicite për t’u bërë ikonë e popit.

”Gjithmonë i jam përmbajtur popit dinjitoz, sepse është muzikë që dëgjohet nga të gjitha moshat. Ajo çka shohim dhe dëgjojmë sot nuk është e përshtatshme për fëmijët. Ajo nuk është muzikë pop, por është një zhanër që i dedikohet vajzave dhe djemve të moshës 18 deri 25-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›