E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitt dhe Jolie në premierën e filmit të Tarantinos

Brad Pit dhe Angelina Jolie, të cilësuar si çifti i artë i Hollivudit, janë të aftë të tërheqin vëmëndjen e të gjjithëve. Kjo ndodhi edhe në premierën amerikane të filmit të regjisorit Quentin Tarantino “Inglourious Basterds”. Filmi ka si protagonist aktorin Brad Pit, por duket se partnerja e tij Joli u kthye në yllin e momentit edhe për këtë premierë. Para se të futeshin në teatrin Grauman ku do të shfaqej filmi, Jolie dhe Pitt të buzëqeshur dhe të përqafuar kaluan pak kohë me fansat e tyre duke bërë fotografi dhe dhënë autografe. Lumturia e tyre reflektonte kudo duke hedhur poshtë zërat për problemet mes tyre.
Subjekti i filmit “Inglorious Basterds”, i cili konkuroi edhe në Festivalin e Kanës zhvillohet në vitin 1940, gjatë vitit të parë të pushtimit të Francës nga Gjermania naziste. Pitt interpreton komandantin e një grupi ushtarësh hebrenj në Francë, të cilët duan të minojnë regjimin e Rajhut të Tretë. Filmi do të dalë në kinematë botërore më 21 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›