Pittella pret Ramën: Mbështesim transparencën e zgjedhjeve
STRASBURG - Kreu socialist Edi Rama ka vijuar takimet në Strasburg me zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Evropian, Giovanni Pittella.
Zv.presidenti i parë i PE ka shprehur mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të opozitës shqiptare për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
Pittella nënvizoi se hetimi i zgjedhjeve është një cështje me rëndësi të madhe që do t’i shërbejë maxhorancës sikurse edhe opozitës.
“Ne mbështesim përpjekjet e Ramës. Duhet të ngrihet një komision hetimor për të zbuluar të vërtetën e zgjedhjeve”, u shpreh Pittella gjatë takimit me kryesocialistin.
Zv.presidenti i parë i PE e cilësoi të frikshëm mashtrimin elektoral në Ruzhdije dhe i bëri thirrje qeverisë të pranojë hetimin e zgjedhjeve.
Kryetari i Partisë, Edi Rama që ndodhet në Strasburg ku i është drejtuar grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian që të mbështesë kërkesën e opozitës për transparancën e plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit si dhe liberalizim vizash për gjithë shqiptarët.
“Europa të mbështesë transparencën elektorale në Shqipëri si dhe levizjen e lirë të shqiptareve”, deklaroi Rama para personaliteteve të larta evropiane.
(e.n/BalkanWeb)