Rreshjet e dëborës, rriten prurjet në kaskadën e Drinit
SHKODER- Reshjet e dëborës dhe të shiut në veri të vendit por edhe në shtetet fqinje të Shqipërisë kanë ndikuar në rritje e prurjeve në kaskadën e lumit Drin.
Sipas të dhënave më të fundit nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit ndodhej në kuotën 293.75 metra nga 296 metra që është niveli maksimal i lejuar, ndërsa prurjet janë 450 metër kub ujë në sekondë. Burime nga KESH thonë se në këtë HEC po punohet me kapacitet të plotë, pra në punë janë 4 turbinat.
Në Koman, prurjet janë 130 m3ujë/sek ndërsa niveli aktual i liqenit është në kuotën 171.7 metër nga 176 metër që është kapaciteti maksimal mbajtës.
Në HEC-in e Vaut të Dejës, sipas informacioneve nga KESH, niveli është 75.3 metër ndërsa prurjet janë në 30 m3ujë/sek. Burime nga KESH thonë gjithashtu se shkarkime në nivelin 300 metër kub ujë në sekond bëhen vetëm nga Vau i Dejës.
Korporata Elektroenergjitike ka njoftuar se është duke prodhuar energji me kapacitet maksimal duke ekspertuar deri në 14.4 milionë kilovat/orë ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm përfshi konsumin brenda vendit është në 28.86 milionë kilovat/orë.
(e.n/News24/BalkanWeb)