E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes:Një meksikan më i pasuri i planetit

NJU JORK-Njeriu më i pasur në botë, sipas listes së revistës’Forbes’, është Meksikani Karlos Slim, i cili ka lënë pas në këtë mënyrë bosin e mikrosoftit, Bill Gates. Karlos Slim, ështeë presidenti i telekomit në Meksikë dhe pasuria e tij përllogaritet në 53.5 miliard dollarë. Ndërsa pasuria e Bill Gates shkon ne 53 miliard dollare. Ne vend te trete pozicionohet investitori Amerikan Uorren Bafet me 42 miliard dollare. Në vitin 2009, listen e miliarderëve e braktisen 332 emra te cilet u ndikuan nga kriza ekonomike globale. Zëdhënesi i njeriut me te pasur ne bote, Karlos Slim, u shpreh se kompania ishte e kenaqur qe Slim konsiderohej si biznesmeni me i mire ne bote. Ne vendin e katert dhe te peste te listes se njerezve me te pasur ne bote ndodhen dy miliardere nga India te cilet drejtojne kompani nafte dhe celiku. Nderkaq, numri i miliarderëve në botë është rritur në 1.011, nga 793 sa ishin vitin e kaluar. Lista e sivjeme në revistën "Forbes" tregon se Azia ka më shumë miliarderë, ku numri i tyre është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në listë gjithashtu ka 62 rusë, të cilët u kthyen prapë pasi u eliminuan gjatë krizës ekonomike. Kryeredaktori i revistës u tha gazetarëve në Nju Jork se numri i miliarderëve të rinj në botë është shenjë e sigurtë se ekonomia globale po rimëkëmbet.

d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›