E Diel, 1 Nëntor 2026

Nismat e PS, nis dikutimi në parim tek “Ligjet”

TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin ne parim te dy nismave te PS lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me debate mes anetareve te mazhorances dhe opozites.

Deputeti i PD, Eduard Halimi duke shprehur qendrimin e mazhorances deklaroi se “ne teresi draftet e paraqitura nga PS jane antikushtetuese dhe kerkoi riformulimin e tyre”.
Sipas demokrateve ne komision nismat shkelin parimet kushtetuese dhe ne to nuk jane paraqitur vendimet e gjykates kushtetuese.
”Jemi pro zgjidhjes se krizes, por per nje zgjidhje kushtetuese” ka deklaruar deputeti demokrat Eduard Halimi.
“Kuvendi, -deklarojne demokratet,- nuk mund te hetoje mbi vendimet e gjykatave”. Sipas tyre hetimi,objekti dhe mjetet e hetimit duhet te jene ne kufizuara.

Nga ana tjeter deputetja e PS, Vasilika Hysi ka deklaruar se “mazhoranca po tregohet hapur kundër nismave ligjore te PS dhe po kufizon te drejten e opozites per te hetuar zgjedhjet”.
Edhe deputeti i LSI, Nasip Naco duke mbrojtur qendrimin e mazhorances eshte shprehur se duhet te respektohen parimet kushtetuese dhe direktivat e OSBE.
Komisioni ligjeve pritet te miratoje ose jo ne parim sot draftet e PS per hetimin e zgjedhjeve
Projektligji i Partise Socialiste parashikon qe ne parim, zgjedhjet parlamentare te hetohen deri ne 6 muaj nga shpallja perfundimtare e rezultatit, por persa i perket zgjedhjeve te 28 qershorit, ku ky afat ka kaluar, ata parashikojne efekt prapaveprues te ligjit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›