E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturimi i energjisë, OSSH pranon abuzimet

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pranon abuzimet në faturimet e energjisë elektrike te konsumatorët. Drejtori i CEZ, Jozef Haisek konfirmon zbulimin e 5300 raste abuzimesh që kapin vlerën e 105 milionë lekëve.

Siaps Haisek, problemet e shumta lidhen me funksionimin e matësve dhe sistemin e faturimit ndërsa shtoi se tashmë ka përfunduar faza e parë e kontrollit, duke premtuar se kontrollet do të vazhdojnë.

Ndërkaq për shkak të shkeljeve të konstatuara, kompania ka pushuar nga puna 100 faturisë të energjisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›