E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa barazon 1-1 në miqësore me Laçin

Besa nuk ndahet dot nga barazimet. Pas barazimit 2-2 me Kastriotin e Krujës në kampionat, ekipi i Hasan Likës realizoi një tjetër barazim 1-1 me Lacin e Kategorisë së Parë në Kavajë.
Senegalezi Herbert shënoi për Besën në minutën e 25-të dhe Maho barazoi për Lacin në të 55'. Besa pati shumë mungesa në këtë miqësore.
Besa gjatë fazës përgatitore zhvilloi pesë miqësore, duke fituar dy takime: me Besëlidhjen në Pogradec (1-0) dhe me Apoloninë në Fier (2-1); dy barazime: me Pogradecin në Pogradec (1-1) dhe me Partizanin në Kavajë (0-0) si dhe një humbje me Dinamon në Tiranë (1-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›