Dinamo, për fitore me Luftëtarin në Gjirokastër

Dinamo mbeti e befasuar nga humbja shokuese 3-1 me Teutën në kryeqytet. Në fundjavë blutë e Sejdinit do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës ku do të përballen me Luftëtarin, që po ashtu humbi 1-0 me Vllazninë në Shkodër. Te Dinamo kanë mbërrritur mesfushori Redi Jupi dhe mbrojtësi i KOmbëtares maqedonase Goce Sedlovski, dy përforcime që do të ndikojnë shumë në ecurinë e Dinamos në përmbushjen e objektivave. Mesfushori Erald Deliallisi, pohoi: "Dinamo ka një skuadër të aftë për të fituar trofeun. "Duhet ta harrojmë menjëherë humbjen me Teutën. Në Gjirokastër na pret një transfertë e vështirë".
Luftëtari, menjëherë pas humbjes me Vllazninë në "Loro Borici" shkarkoi trajnerin Mystafa Hysi dhe tashmë drejtohet nga Ilir Spahiu, një teknik me pretendime në Superligë.