E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piturka: Më të mirët!

"Gazeta Sporti"- Trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka, përgëzoi lojtarët e tij pas fitores 3-0 të arritur të mërkurën ndaj Luksemburgut dhe barazimit 0-0 të marrë në Hollandë. Këto rezultate e lejojnë Rumaninë që të jetë e vetme në vendin e dytë, me tri pikë më pak se Hollanda, por edhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.
"Ne kemi zhvilluar futbollin më të mirë në grupin tonë deri tani. Ka lindur një tjetër Rumani e madhe. Akoma nuk e kuptoj se si arritëm të barazonim me Bullgarinë në takimin e parë, pasi dominuam për 80 minuta", u shpreh Piturka.
Rumania nuk kualifikohet në një kompeticion të rëndësishëm që prej EURO 2000, dhe në vitet e kaluara kanë dështuar në përpjekejet për të zëvendësuar "gjeneratën e artë", të udhëhequr nga Xheorxhe Haxhi dhe Xhika Popesku.
Mutu: Në vend të parë!
Sulmuesi Adriano Mutu, që ndaj Luksemburgut shënoi golin nr.23 me fanellën e kombëtares, u shpreh i sigurtë se skuadra aktuale mund të arrijë pa asnjë lloj vështirësie në finalet që do të zhvillohen në Austri dhe Zvicër.
"Rumania është skuadra favoritë për të fituar grupin', tha sulmuesi i Fiorentinës.
Piturka, që ka përdorur plot 64 lojtarë gjatë dy viteve në krye të Rumanisë, tha se ndërtimi i një skuadra konkuruese për në finalet e EURO 2008 është përparësia e tij:
"Fitora e grupit nuk është përparësia ime..., por ndërtimi i një skuadre të fortë, të aftë për të luajtur mirë ne EURO 2008. Kjo është e rëndësishme".
Kur mori për herë të parë drejtimin e Rumanisë, në vitin 1999, ai u shkarkuar për shkak të një zënke me Haxhin dhe Popeskun, edhe pse e kishte kualifikuar skuadrën për në finalet e EURO 2000, pa pësuar asnjë humbje. Pas dështimit në tri edicione rradhazi të eliminatoreve (Kupa e Botës 2002, EURO 2004 dhe Kupa e Botës 2006) ai u rikthye sërish në krye të kombëtares.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›