Mirel Josa: “Futbolli s'luhet me me emra”

Barazimi 2-2, i arritur nga Tirana, ne "Ruzhdi Bizhuta", ndaj Elbasanit kampion, ka sjelle nje atmosfere aspak te mire te bardheblute. Keshtu, edhe pse asnjeri nga lojtaret nuk ka dashur te prononcohet ne lidhje me kete fakt, ai qe e ka bere kete, madje menjehere pas ndeshjes, ka qene pikerisht trajneri, Mirel Josa. "U futem ne fushe me mendimin se ishim ne kampionet", kane qene fjalet e para te Joses. Per teknikun, skuadra e tij nuk ka treguar as 50-perqindeshin e aftesive qe ajo ka, ose qe ka shafaqur vetem disa dite perpara, me skuadren turke te Kaiserisporit, apo edhe ne finalen e Superkupes, po ndaj verdhebluve. "Nuk e kuptoj perse shume nga futbollistet e skuadres sime jane futur ne fushe me aq mendjemadhesi. Madje, jo vetem kaq, por kam pare lojtare, te ashtuquajtur te mire, te cilet kane ecur, ne vend qe te vraponin, dhe kjo nuk vlen aspak ne te mire te skuadres. Futbolli, njerez te dashur, nuk luhet me emra, por me kembe", ka vijuar i irrituar Josa.
Ndeshja e radhes e Tiranes eshte ajo e dates 9 shtator kur do te luaje ne "shtepi", me Kastriotin e sapongjitur ne kategorine superiore.