E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Ndreu: "Kemi kohe per t'u ndrequr"

Ne ndeshjen e zhvilluar te shtunen, ne Kruje, perballe Beses, Kastrioti nuk arriti te shkoje me teper se barazimi 2-2. Edhe pse trajneri Ndreu u shpreh i kenaqur me perfundimin, ai nuk mungoi te thote se edhe mund te ishte fituar, gjithnje nese nuk do te kishin ndikuar disa mangesi, qofte edhe duke nisur qe nga formacioni, i cili u ndertua ne momentet e fundit, per shkak te mungeses se ndonje lojtari. Sipas Ndreut, ne pesimin e dy golave ka ndikuar loja jo e sakte e mbrojtjes, e cila ka lene hapesira dhe sulmuesit kavajas dolen te lire perpara portierit Koci. Duke kaluar nje veshtrimte shpejte ne lojen e skuadres se tij, Ndreu ka thene se duhet punuar akoma me teper per te perballuar konkurrencen ne kategorine superiore, ndersa Kastrioti nuk duhet te lere pike ne fushen e vet, pasi ne transferte do te jete me e veshtire per te arritur ndonje rezultat pozitiv. Gjithsesi, ne futboll jane te pranueshme te tria rezultatet dhe skuadra merr ate qe jep ne fushen e lojes, pavaresisht ku luhet ndeshja. Trajneri Ndreu mendon se nderprerja e kampionatit i jep mundesine per te rregulluar shume gjera, te cilat u evidentuan ne ndeshjen e pare me Besen. "Gjate kesaj periudhe do te vazhdojme pergatitjet serioze dhe me impenjim maksimal, sidomos ne drejtim te harmonizimit te veprimeve taktike mes lojtareve dhe reparteve, pasi ne ndeshjen me Besen jo gjithcka funksionoi si duhet" ka thene Ndreu. Sipas tij, ne ndeshjen e se shtunes Besa ka shfrytezuar pikerisht keto dobesi. Nga ana tjeter, trajneri skuadres krutane ka pohuar se do te punohet edhe ne drejtim te gjendjes fizike, sidomos me ata futbolliste qe jane bashkuar me vonese me Kastriotin. Edhe pse ne ndeshjen e pare, qe eshte luajtur ne Kruje, Kastrioti nuk ka shkuar pertej nje barazimi, duke marre vecse nje pike, Ndreu ka theksuar se skuadrae tij, te cilen e drejton prej pese vitesh, do te jete e forte per cdo kundershtar, si ne fushen e saj, ashtu dhe ne transferta. "Kur e them kete, - nenvizon Ndreu, - bazohem te grupi i futbollisteve qe kam ne dispozicion, te pergatitjet qe ata kane bere dhe ne shpirtine tyre te gares. Nga ana tjeter, besoj mjaft dhe ne mbeshtetjen e tifozerise sone, te cilen e siguroj se do t'i japim emocione dhe kenaqesine e rezultateve pozitive" ka perfunduar Ndreu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›