E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Dumitresku: Mos te dekurajohemi

Humbja, e pesuar ne transferten me Partizanin, ka lene nje shije te hidhur tek drejtuesit fierake, vete futbollistet dhe sportdashesit e tyre, qe nuk munguan ne stadiumin "Selman Stermasi". Ne kete ndeshje Apolonia ndoshta meritonte me shume, ndaj nje Partizani qe e mori fitoren me shume.
Sipas trajnerit rumun, Dumitresku, skuadra fierake humbi per shkak te mungeses se pervojes te lojtareve te rinj, por mbase dhe per arsye te nderhyrjes me vonese te stafit teknik, per te riparuar ne kohe defektet e paraqitura qe ne fillim te lojes. Ne pjesen e pare, veprimet e lojtareve fierak ishin apatike dhe te lexueshme nga kundershtari, ndersa mungonte forca goditese ne drejtim te portes se Partizanit. Ajo qe caloi me shume ne pjesen e pare ishte mbrojtja, ndersa portieri u tregua i pasigurte, cka shkaktuan pesimin e dy golave. Ne pjesen e dyte, me zevendesimet e bera, sidomos me futjen ne loje te sulmuesit Sabino Plaku, sulmet e skuadres fierake u shpeshtuan ne drejtim te portes se Partizanit, loja fitoi me shume gjalleri dhe veprimet e lojtareve u bene me te sakta, duke patur dhe nje levizshmeri me te madhe se kundershtari. Si rezultat erdhi dhe goli, por, kur mendohej se po shkohej drejt barazimit, Apolonia peson te tretin, perseri per faj te mbrojtjes. Ne minutat e mbetura skuadra fierake e zhvendosi teresisht lojen ne gjysmefushen kundershtare, duke kerkuar me kembengulje barazimin por pa e arritur ate, per shkak te nxitimit dhe pasaktesise ne finalizim. Ne perfundim, konkluzioni eshte se faktori kryesor qe coi ne humbje ishte mungesa e pervojes ne perballimine situatave te veshtira. Megjithese humbja nuk eshte kaperdire lehte nga stafi teknik, perseri ata kane mbetur te kenaqur me lojen e skuadres, sidomos ne pjesen e dyte.
Nderprerjen e kampionatit, tekniku Dumitresku e shjikon si nje mundesi, per te bere riparimet e mundeshme ne skuader, sidomos ne repartin e mbrojtjes. "Nuk duhet te dekurajohemi dhe te humbasim optimizmin nga humbja e pesuar, pasi ishte vetem ndeshja e pare dhe kampionati eshte i gjate. Vertet jemi nje skuader e re, por s'duhet rene pesimizem, perkundrazi, kjo humbje le te na sherbeje per te punuar me shume e me mire ne procesin stervitor, ne menyre qe ne ndeshjet e ardhshme, si ne transferte ashtu dhe ne fushen tone, te jemi te suksesshem", ka thene Dumitresku, duke shtuar se gjithcka do te analizohet me kujdes.

Mikel Mbricaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›