Presidenti i Teutes, Hasanbelliu: :Me kete ritem:
Merkato mjaft aktive dhe puna me seriozitet ne pese javet e periudhes perggatitore kane filluar te japin frytet pozitive per Teuten. Skuadra durrsake e nisi mbare sezonin, duke fituar ne ndeshjen e pare te kampionatit, kur perballe saj ishte nje kundershtar i forte si Dinamo. Pas suksesit ndaj bluve, ne kampin durrsak eshte rritur optmizmi dhe deshira per te vazhduar me kete ritem edhe ne te ardhmen. Presidenti i Teutes, Edmond Hasanbelliu, ka mbetur i kenaqur nga paraqitja dhe fitorja e skuadres se tij ne ndeshjen e pare te kampionatit. Ne nje interviste te dhene per "Sport Ekspres" ai ka komentuar kete ndeshje te pare te skuadres durrsake, ku sipas tij ajo ka bindur me loje dhe rezultat. Hasanbelliu kerkon qe ekipi i tij te vazhdoje te pergatitet me seriozitet, ne menyre qe ta ruaje kete ritem, per te qene deri ne fund pretendent per trofe. Nga ana tjeter, Hasanbelliu shpreh pakenaqesine ndaj arbitrimit ne ndeshjen e se shtunes, qe sipas tij ka qene i njeanshem dhe, per rrjedhoje, edhe mund ta kishte penalizuar skuadren durrsake.
-Teuta e ka nisur mbare sezonin, duke marre nje fitore bindese ndaj Dinamos; a eshte i kenaqur presidenti Hasanbelliu nga kjo paraqitje e skuadres se tij?
-Per ne ishte mjaft e rendesishme ta nisnim mbare sezonin. Megjithese ne ndeshjen e pare kishim nje kundershtar mjaft te forte, skuadra jone arriti te jete bindese, si ne loje ashtu dhe ne rezultat. Te gjithe jemi te kenaqur qe e filluam me fitore, pasi fillimi i mire eshte gjithnje pozitiv dhe shpresedhenes.
-Cfare ju pelqeu me shume, rezultati, apo loja e skuadres?
-Te dyja bashke. Djemte luajten mire dhe arriten ta finalizojne mire lojen e tyre. Gjithsesi, mendoj qe lojtaret kane ende per te dhene, pasi dhe trajneri Starova me ka komunikuar se skuadra ende nuk eshte ne formen e saj me te mire.
-Ka patur dicka qe nuk ju ka pelqyer ne ate ndeshje?
-Ajo qe me ka zhgenjyer me teper ka qene arbitrimi. Une nuk jam nga ato qe me pelqen te flas shume per gjyqtaret, por te shtunen arbitri ka qene i njeanshem ne disa vendime te tij dhe mund te na kishte demtuar jo pak. Por, per fat, skuadra ishte ne nje dite te mire dhe nuk mund te ndalej nga vendimet e padrejta te arbitrit, sic ishte ai i dhenies se penalltise. Shpresoj qe gjerat te korrigjohen ne te ardhmen, ndersa kerkoj nga arbitrat te jene te kujdesshem dhe te mos behen protagoniste negative te gares se kampionatit.
-Perforcimet kane rritur jo pak skuadren; e vleresoni si efikase merkaton?
-Une, se bashku me stafin e skuadres, kishim si synim te sillnim te Teuta disa lojtare cilesore, por dhe qe e njihnin lojen e saj. Disa prej lojtareve kane luajtur me pare me skuadren tone, keshtu qe nuk paten probleme pershtatjeje. Por dhe te tjeret jane adoptuar mire me grupin. Synimi yne eshte te krijojme nje skuader kompakte dhe harmonike, sepse vetem ne kete menyre do te jemi te suksesshem.
-Ardhja e Daniel Xhafajt duket se ka zgjuar dhe Mancakun; mendoni se kjo dyshe do te jete mjaft e rendesishme per Teuten?
-Xhafaj eshte nje lojtar me vlera, ndaj ne kerkuam qe ta sillnim serish ne ekip. Ai me Mancakun pershtatet mjaft mire, keshtu qe dhe rrezikshmeria e sulmit tone eshte me e madhe. Ata jane shume te rendesishem, por nuk mund te anashkalohen dhe vlerat e lojtareve te tjere.
-A besoni se do t'i nxise tifozet durrsake paraqitja e mire e Teutes ne ndeshjen e pare?
-Pas kesaj paraqitjeje te mire, besoj se tifozet durrsake do te jene me prane skuadres. Mendoj se ne ndeshjen e radhes, ndaj Partizanit, stadiumi "Niko Dovana" do te kete me shume tifoze ne mbeshtetje te Teutes se tyre.
-A do te jete Teuta nje prej pretendenteve per titull ne kampionat?
-E filluam mire, por duhet qe skuadra te vazhdoje te pergatitet me seriozitet, per te ruajtur kete ritem dhe ne ndeshjet e ardhshme. Nese vazhdojme keshtu, pa dyshim qe do te jemi nje skuader qe do te pretendoje per fitimin e titullit kampion.
Intervistoi: Bleda Kadiu