Piturka “shkarkon” Baricin: Shqipëri-Rumani 0-2

Nga Altin B.Kodra dhe Dash Frashëri
Shqipëria pësoi një humbje drastike 2-0 me Rumaninë në "Qemal Stafa", e parë në dy ndeshjet e fushatës kualifikuese të Euro 2008, por e 10 në bilancin me rumunët, që regjstruan kështu humbjen e 8-të rresht më formacioniun e fuqishëm ballkanik. Kjo ishte dita e parë e trajnerit kroat Oto Baric në Shqipëri, që rastësi të jetë edhe më e dhimbshmja. Mbas një fillimi të mirë dhe më dinamik për ekipin tonë , ku Dallku (në të 5'), Skela (6') do të vinte dhe një pasiguri i Armend Dallkut në krahunb e djathtë, dhe për më tepër edhe një gol i anuluar i rumunëve, kur Dika shënoi, por falë edhe mbikqyrjes së rreptë të vijërojtësit rezultati mberti sërish 0-0. Minutat më të mira të pjesës së parë janë ato 25-28, kur Dallku krosoi brenda zonës dhe Tare goditi fort, Dyzet e pesë minutat e parë e ndeshjes ishin të ekulibruara, dhe, ndonëse përqindja e kontrollit të topit flet për rumunët, loja ka qenë e barabartë, ndonëse vërehet lodhja te të dyja skuadrat nga ajo ndeshje e parë të shtunën. Rastet flasin më shumë për ekipin tonë, ku Igli tare më i miri në fushë për skuadrën tonë e goditi tri herë me kokë portën por pa mundur Minuta e parë 65' Kthim i pakujdesshëm i topit Kastrati dhe Dika përfiton, duke përshëndetur rrjetën. Rumania kryeson 1-0 Debatik Curri frenon brenda zonës dhe gjyqtari portugez nuk heziton por jep penallti në minutën e 69-të. Nga pika e bardhë gjuan mjeshtërisht lojttari i Fiorentinës, Adrian Mutu që shënon edhe golin e dytë, një avantazh i parikuperueshëm për përfaqësuesen tonë. Madje ish-futbollisti i Celsit dhe Juventusit u zëvendësua nga trajneri Piturka në minutën e 85 me sulmuesin 21-vjecar Mikolita Banel. Minutat e fundit ishin më shuëm se dramatike, kur lojtarët tanë në kërkim të golit të nderit, gabuan shumë, teksa rumunët mund edhe të trefishonin rezultatin. Në minutën e fundit të takimit edhe një tjetër ndrim taktik i Piturkës, kur ka futur në lojë Margaritesku Silviu. Edhe sulmuesi shqiptar Bekim Kastrati, i futur në lojë në momente të vështira për kuqezinjtë nuk mundi të prodhojë asgjë. Mungesa e përgatitjes fizike dhe mospërqendrimi i duhur ishin dy faktorët që ndëshkuan ekipin tonë. U mbyll kështu në mënyrën më të keqe sfida në shtëpi e Kombëtares. "Padyshim është një zhgënjim i madh dhe një e vërtetë e madhe që trajneri plakush është një i paaftë ndërsa federata është treguar një miope e madhe", u shpreh në linjë telefonike ministri i Turzimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj. --------------------------------- SKEDA E NDESHJES Shqipëri-Rumani 0-2 Shënues: 65' Nikolae Dika, 74' Adrian Mutu (p) Shqipëria: 25-Arjan Beqaj; 2-Elvin Beqiri, 4-Armend Dallku, 5-Lorik Cana, 6-Besnik Hasi; 13-Ervin Skela (11-Adrian Aliaj (64)), 14-Altin Lala (15-Devi Muka (78)), 17-Igli Tare, 22-Erion Bogdani (8-Bekim Kastrati (62)); 23-Altin Haxhi, 24-Debatik Curri Rumania: 1-Bogdan Lobont; 2-Cosmin Contra, 3-Razvan Rat, 4-Sorin Ghionea, 5-Cristian Chivu; 6-Paul Codrea, 7-Florentin Petre, 10-Adrian Mutu (14-Banel Nicolita (85)), 8-Nicolae Dica; 11-Laurentiu Rosu (17-Andrei Margaritescu (89)), 9-Ciprian Marica (18-Ionel Ganea (78)) Kartona të verdhë: Tare, Bogdani, Hasi, Beqiri, Curri, Lorik Cana/ Rosu, Kontra Gjyqtar: Olegario Benquerenca (Portugali) --------------------------- Minutat e lojës 90' Gjithcka ka përfunduar në "Qemal Stafa" dhe Rumania fiton falë gabimeve të shqiptarëve dhe i bashkohet Bullgarisë në vendin e dytë të renditjes së grupit G. 85' Golashëshuesi Mutu zëvendësohet nga Nikolita 83' Vjen dhe kartoni i 6-të i verdhë pëe kuqezinjtë dhe radhën e ka Lorik Cana 74' Curri pengon F. Petren në zonë dhe Adrian Mutu ekzekuton një 11-metërsh të saktë dhe Rumania kryeson 2-0 69' Kontra merr karton të verdhë 65' Kthim i pakujdesshëm i topit Kastrati dhe Dika përfiton, duke përshëndetur rrjetën. Rumania kryeson 1-0 63' Bogdani zëvendësohet nga Kastrati në sulm dhe Aliaj zë vendin e Skelës 60' Një orë lojë dhe Rumania e ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën tonë, por pa rrezikuar edhe aq 52' Tare fiton një goditje këndi, por, pas ekzekutimit, Lobont grushton topin dhe largon rrezikun 47' Skela rrëshket në zonë dhe nuk përfiton dot Lala 46' Nis pjesa e dytë nga rumunët PJESA E DYTE 45' Gjyqtari fishkëllen përfundimin e pjesës së parë 44' Cipriani është i lirë në zonë, por goditja e tij është e lehtë, pa problem për Beqajn. Në krahun tjetër, Goditja e Tares me kokë është e pasaktë 40' Pesë minuta para fundit dhe Bogdani e shkruan emrin krah Tares në bllokun e gjyqtarit, pasi ndëshkohet me karton të verdhë 30' Një krosim në zonë dhe mbrojtësi rumun, Gioane përpak sa nuk shkakton autogol ... vetëm goditje këndi 28' Ndërsa i afrohemi kufirit të gjysmë-orës lojë, ndeshja mbetet mjaft e vakët dhe asnjëra skuadër nuk ka bërë ndonjë veprim të zgjuar 20' Tare proteston te gjyqtari portugez për një faull të pretenduar, por portugezi Benquerenca e ndëshkon me karton të verdhë 19' Tare ka rastin më të mirë për të shënuar, por nuk e kalibron mirë goditjen me kokë dhe, nga aksioni që vijon, sulmuesit kuqezi nuk arrijnë të përfitojnë 10' Rumania ka gjetur rrugën e rrjetës, por Dica është zënë më parë në pozicion jashtëloje 9' Kanë kaluar 9 minuta lojë, por asgjë për t'u shënuar, sepse të dyja skuadrat luajnë me kujdes 4' Bogdani i afrohet golit me një planzhon me kokë, por pret Lobont. 3' Dallku provon në kufijtë e zonës, por pa rezultat