“Qemal Stafa” pas humbjes me Turqinë dhe barazimin me Gjeorgjinë pret fitoren me Rumaninë

Ndeshja e fundit zyrtare e Shqipërisë në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" ka qenë humbja 1-0 me Turqinë, më 12 tetor 2005 e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2006, ndërsa ndeshja e fundit miqësore ka qenë ajo kundër Gjeorgjisë me të cilën barazuam 0-0. Në të dyja takimet në drejtim ka qenë trajneri gjerman Hans Peter Brigel. Duke bërë një shmangie nga e vërteta, që do të mësohet vetëm pas 90 minutash të ndeshjes Shqipëri-Rumani, pas humbjes dhe barazimit, "Qemal Stafa" ka nevojë të shijojë një fitore. Të mos harrojmë se dhe ndeshjen e parë të zhvilluar në "Qemal Stafa" në fushatën kualifikuese të Gjermani 2006, atë kundër Greqisë fituam 2-1. Por në ndeshjen kundër Rumanisë nuk do të luajnë si Edvin Murati ashtu dhe Adrian Aliaj, autorët e asaj fitoreje të madhe.