E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qemal Stafa”, atje ku rumuni Piturka mund të japë dorëheqjen

"Shqipëria–Rumania, një ndeshje me një variant të vetëm: fitore". Kështu shkruante siti rumun "Nine'Clock". Ekipi i trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka duhet të fitojë, për të patur ende shanse për Në Grupj G. Trajneri mund të japë dorëheqje në rast dështimi. Në shkrim pohohet jo pa trishtim se Piturka nuk thirri asnjë lojtar tjetër për të zvëndësuar lojtarin e Selta Vigos, Gabriel Tamash, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Bullgarisë. "Ne nuk mund të premtojmë se nund të mundim Holandën, por ndaj Shqipërisë duhet ta bëjëmë me patjetër këtë", ka pohuar ylli rumun, Adrian Mutu.
"Ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Shqipërisë, pasi situata mund të komplikohet shumë nëse ne nuk fitojmë në Tiranë", - nënvzoi Piturka, që është akuzuar në shtypin vendas nga lojtari Turku, në lidhje me mosaktivizimin e lojtarëve të Dinamos së Bukureshtit, Ilonel Ganea dhe Andrei Margaritescu në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›