Bariç, humbja që na kthen në identitet

Nga Altin B. Kodra
Kombëtarja kuqezi është përballur dje me Rumaninë në "Qemal Stafa" dhe as prania në shkallët e stadiumit e të rikthyerit të madh në politikë, ish-kryeministrit Fatos Nano, nuk ka arritur ta ndihmojë atë të shmangë humbje 0-2 në ndeshjen e saj të dytë, të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2008. Cdokush që e njeh sadopak futbollin, do të të kujtojë në këtë rast se futbolli i njeh të trija rezultatet, domethënë, edhe fitoren, edhe barazimin, sic ndodhi të shtunën me Bjellorusinë, por edhe humbjen, sic ndodhi dje me Rumaninë. Po, kjo është mëse e vërtetë, por, duke i hedhur një vështrim përmbledhës 90 minutave në "Qemal Stafa" kupton se kjo ishte një humbje e trajnerit Oto Baric dhe, për më tepër, një humbje që na kthen në identitet. "Në identitet" do të thotë që na kthen në atë skuadrën që mund të bëjë një lojë të mrekullueshme në njërën ndeshje, sic ndodhi të shtunën në Bjellorusi apo me Brigelin trajner në Gjeorgji, dhe, menjëherë, mund të shpërbëhet në atë skuadrën e coroditur, që u shfaq dje në fushën e blertë edhe për meritë të trajnerit të saj.
Gojët e liga gjithnjë flasin për shitje ndeshjesh nga klubet, por edhe nga përfaqësuesja shqiptare dhe ato padyshim që do të flasin prapë, pas atij "X" të shpifur që dhuruan dje Shqipëria dhe Rumania në 45 minutat e para. Një lojë pa nerv, pa skemë, pa ritëm dhe pa asgjë të dobishme që prodhon futbolli, pjesa e parë e sfidës së djeshme, ishte me të drejtë një "anti-futboll", që, duke mos dëshiruar t'i besojmë gojëve të liga, mund t'i mvishet si pasojë lodhjes së kuqezinjve në atë barazim 2-2 të shtunën në Minsk. Ashtu qoftë! Ndërsa pjesa e dytë pati krejtësisht firmën e Baricit, i cili, që në ndërrimin e parë, atë të Bogdanit me Kastratin, gaboi, një gabim të cilin e pagoi shumë shtrenjt vetëm pak minuta më pas. Ishte pikërisht pasimi prapa i kosovarit të Braunshvajgut, një veprim krejt i pakuptimtë nga një lojtar që një Zot e di se pse duhej të ndodhej aty, që coi në shënimin e golit të parë për rumunët, gol që ktheu edhe fatin e ndeshjes. Dy ndërrimet e tjera, vetëm Baric mund t'i shpjegojë se c'qëllim kishin, pasi, jo vetëm që nuk dhanë rezultat, por edhe e përkeqësuan lojën e kuqezinjve.
Kjo humbje e lë Shqipërinë në vendin e pestë të renditjes së grupit G, me një pikë të vetme, po aq sa ka edhe Bjellorusia, por me një golaverazh më të mirë dhe natyrshëm që do të ishte herët që të flisnim për një dështim të kuqezinjve apo të trajnerit Baric. Ky i fundit i ka dalë përpara të keqes, pasi ka deklaruar se pret që skuadra e tij të piqet kur të ketë ardhur behari, por, kur të ketë ardhur behari, Shqipëria do të ketë luajtur afro 40% të ndeshjeve të saj dhe, deri atëherë, ne do të kemi parë sërish filmin e njohur tashmë të dështimit. Dhe duke patur parasysh se kontrata e kroatit përfundon brenda një edicioni dhe ai pret beharin, ka të ngjarë që ne të presim më kot për një mrekulli.
Këmbanat ka filluan të bien dje dhe natyrisht që ato bien për Baricin dhe për ata që e kanë emëruar atë në atë post. Besoj se ata e morën dje përgjigjen me atë stadium gjysmë të mbushur, edhe për shkak të cmimeve të kripura të biletave. Gjithsesi, s'na mbetet tjetër vecse të presim … beharin!