Adoleshenti vjedh dhomat e miseve, policia arreston autorin
KAVAJË- Një i mitur 14 vjeçar vjedh dhomat e dy vajzave konkurente për të qenë të parat në një aktivitet bukurie që pritet të zhvillohet në vend. Ngjarja ndodhi dy net më parë në një hotel në Golem, ku ishin akomoduar një grup vajzash që po përgatiten të konkurojnë për të fituar një kurorë bukurie.
Ndërkaq, policia pas kallëzimit të dhënë ka identifikuar autorin dhe e ka ndaluar atë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilët kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur vajzat nuk ndodheshin në dhomë ndërsa i mituri A. M, 14 vjeç, kishte mundur të hynte në dhomat e dy vajzave duke marrë që andej një sasi prej rreth 10 200 lekësh si dhe një sasi të vogël eurosh.
Akomodimi i konkurrenteve për një aktivitet bukurie në një hotel në Golem, duket se është mësuar nga një i mitur i cili nuk ka nguruar të afrohet.
Por në fakt ai nuk ka shkuar pranë hotelit për të parë nga afër konkurrentet ashtu siç ndodh rëndom me djemtë por me qëllimi që t'i zhvaste ato. Kështu të paktën dy konkurrenteve, i mituri A.M, 14-vjeçar ka mundur t'iu marrë një sasi jo të konsiderueshme parash.
Pavarësisht kësaj, fakti i vjedhjes ka alarmuar organizatorët e aktivitetit të cilët menjëherë kanë lajmëruar komisariatin e policisë së Kavajës, që më pas kanë mbërritur duke nisur hetimin menjëherë në hotel. Vjedhja ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes duke u gdhirë dita e djeshme, kur A.M, 14 vjeç, nga Kavaja është kapur në flagrancë pasi kishte vjedhur në një kompleks turistik në Golem, një shumë parash.
Sipas policisë i mituri kishte mundur të hynte në ambientet e brendshme të kompleksit pikërisht në apartamentet ku qëndronin konkurrentet, dhe ka arritur për t'iu vjedhë atyre shumën e parave prej 6 200 lekë, dhe shumën e parave prej 4 000 lekë e 15 euro. Pas veprimeve të saj, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit.