Lushnja, futbollistët vendosin pas riorganizimit të klubit
Nuk ka ndonjë sinjal për largime nga skuadra myzeqare, pasi të gjithë presin të mësojnë lëvizjet që do të bëjnë konkretisht drejtuesit lushnjarë
Fusha e stadiumit Roza Haxhiu pret të gjallërohet jeta përreth saj, pasi drejtuesit e Lushnjës të kenë bërë analizën e sezonit të fundit. Në këto kushte, asgjë nuk lëviz aktualisht në këto ambiente. Tifozët presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë pas kësaj analize, pasi kryebashkiaku Fatos Tushe, njëherazi edhe president i skuadrës, ka paralajmëruar ndryshime.
Eshtë thënë gjithashtu se të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe paraqitja e çdo futbollisti do të kalojë kalojë në një sitë të imët të drejtuesve lushnjarë para se ata të fillojnë të marrin masat për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, skuadra të ndryshme janë vënë në gjueti të futbollistëve për sezonin e ardhshëm.
Deri tani, nga ana e futbollistëve lushnjarë nuk ka asnjë deklaratë për largimin nga skuadra, pasi kuptohet që ata presin të shohin se cili do të jetë organizimi i verdhejeshilëve. Presidenti Fatos Tushe ka deklaruar pas ndeshjes me Apoloninë se do të ketë ndërhyrje, duke nënkuptuar largime dhe afrime në grupin e futbollistëve apo dhe stafin teknik.
Lushnja do të bëjë përpjekjen e 4-t radhazi sezonin e ardhshëm për tu kthyer në Superligë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë, sepse në Kategorinë e Parë do të jenë edhe emra shumë të njohur, ku mund të përmenden Dinamo dhe Partizani, ndërkohë që mbeten në këtë kategori Elbasani dhe Besëlidhja.
ra, i takon që koefiçenti i vështirësisë për ngjitjen një kategori më lart të jetë më i lartë, por myzeqarët nuk demoralizohen, madje presidenti Tushe ka dhënë garanci për një Lushnjë më të fortë se ajo e sezonit që lamë pas, për të mos e lënë gjithçka për në ndeshjen shtesë. Megjithatë, e thëna me të bërën kanë një ndryshim të madh, kështu që drejtuesit lushnjarë duhet të marrin në kohë masat e duhura për një skuadër vërtet kompetitive.
