Haiti, Sarkozy vizitë historike në ish-koloninë franceze
Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka mbërritur në Haiti për të kryer një vizitë historike, në një vend i cili dikur ka qenë një shtet i kolonializuar i Francës. Sarkozy është presidenti i parë që viziton ish-koloninë e vendit që ai përfaqëson.
Gjatë fjalës së tij të cilën ai e mbajti në kryeqytetin Port Au Prince, Sarkozy pohoi se vendi i tij do t'i ofrojë në dy vitet e ardhshme Haitit një shumë prej 270 milionë eurosh që ekonomia e shtetit ishullor të rimëkëmbet.
"E gjithë bota ka parë imazhet e tmerrit që provoi dhe po provon aktualisht vendi juaj pasi atij tërmeti katastrofik. Vuajtjet tuaja na kanë dhënë dëshirën e madhe që ne ta ndihmojmë Haitin që ta kapërcejë këtë sfidë madhore. Unë kam ardhur këtu që t'i them popullit haitian se ai nuk është i vetëm në këtë sfidë."- u shpreh presidenti francez.
Sarkozy shtoi se vizita e tij ishte një përpjekja madhore për të ndryshuar marrdhëniet mes dy vendeve të cilët dikur kanë qenë armike me njëra-tjetrën. Presidenti i Francës kujtoi një nga datat më të zeza të marrdhënieve të këqija mes dy shteteve, revoltën e përgjakshme të popullit haitian në vitin e largët 1804.
Sarkozy pohoi gjatë vizitës së tij në Haiti se vendi i tij do t'ia falte borgjin prej 56 milionë euro që ka shteti ishullor ndaj Francës. Gjithashtu organizatat franceze bamirëse do të dhurojnë mbi çadra dhe tenta për banorët e pastrehë të cilët i humbën shtëpitë ditën e 12 janarit kur ra tërmeti katastrofik prej 7 ballësh. Bilancet e fundit të këtij tërmeti nxjerrin se mbi 1 milionë banorë në Haiti janë të pastrehë dhe kanë mbi një muaj që flenë jashtë në rrugë.