E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë në Lezhë, në Mirditë fiton koalicioni

Janë numëruar 98.41% të kutive të votimit në Bashkinë e Lezhës, ose ndryshe e thënë 124 nga 126 kuti në total.

Ashtu si dhe shumica e bashkive në vend, edhe Lezha ka vendosur që të jenë nën drejtimin e kandidatit të Partisë Socialiste. Pjerin Ndreu ka fituar me një diferencë prej afro 2 mijë votash përballë kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Pashk Gjoni. Sipas të dhënave të KQZ Pjerin Ndreu është fitues me 52.75% të votave.

Mbështetësit e Ndreut kanë festuar mes brohoritjesh rezultatin e kutisë së fundit.

Në Mirditë ka përfunduar numërimi i 48 kutive. Kandidati i "Bashkë Fitojmë" Albert Mëlyshi ka fituar me 55.19 % të votave. Ndërsa, Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste ka marrë 44.81 %.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›