Sali Berisha më i votuari, figura të rëndësishme të PD-së, marrin përfaqësimin e merituar

Shpallet lista zyrtare e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë DemokratikePas një procesi maratonë të numërimit të votave komisioni në Partinë Demokratike shpalli dje listën e fituesve të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë. Plot 1218 vota nga 1260 delegatë të Partisë Demokratike të pranishëm në Kuvendin e 9 të saj, zgjodhën 6 ditë më parë kreun e ri të partisë duke rikonfirmuar Sali Berishën dhe 100 anëtarët e rinj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të rimandatuar. Vota të vlefshme janë llogaritur 1206 ndërsa të pavlefshëm janë koleksionuar vetëm 11-të. Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryeministri i vendit, Sali Berisha është më i votuari ndër anëtarët e Këshillit Kombëtar me 1201 vota. Në vendin e dytë renditet nën kryetarja e PD, Jozefina Topalli me 57 vota më pak. I treti në listë është Astrit Patozi me 1133 vota, ndjekur më pas nga Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Edi Paloka të tre me më shume së 1 mijë vota dhe të tjerë figura të rëndësishme të Partisë Demokratike. Në listën e gjatë të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike renditen përfaqësues me kontribute të veçanta ndër vite si botuesi i gazetës “55” dhe publicisti i mirënjohur Fahri Balliu. Nga emrat e rinj në Partinë Demokratike janë votuar nga delegatët si, Erla Mëhilli, zëdhënësja e PD-së me 676 vota apo Keltis Kruja, prefekti i ri i Tiranës me 704 vota. Menjëherë pas tyre renditen ministrat si Arben Imami, Genc Pollo apo ish- ministra si Gazmend Oketa, Enkelejd Alibeaj dhe Arenca Trashani.Këngëtarja e mirënjohur në listën e anëtarëve të KK-së, çiljeta çilaga është renditur në vendin e 55-të me 502 vota. Pas këngëtares së famshme janë renditur emra me kontribute në PD si Shaban Memia, Gjergj Bojaxhi, Bujar Leskaj, apo edhe ish- ministri i jashtëm Besnik Mustafaj me 454 vota i renditur i 66 në listën e Këshillit Kombëtar. Bie në sy se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve përfshihen për herë të parë dhe një pjesë e mirë e të cilëve janë deputetë të parlamentit shqiptar. 30 ndër listën 100 emërore, janë femra, duke respektuar kështu një standard të ri atë të 30 për qindëshit të Kodit Zgjedhor dhe të ligjit parlamentar, për barazinë gjinore në strukturat drejtuese. Vetëm 6 ditë më parë Partia Demokratike mbajti punimet e Kuvendit të 9-të Kombëtarë, me pjesëmarrjen e 1260 delegatëve nga e Shqipëria. Në këtë kuvend u bën analiza e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe njëherazi u votua për strukturat e reja drejtuese. Kuvendi rizgjodhi në krye të partisë me shumicë dërrmuese votash, madje me vetëm 5 të tilla kundër, Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike. Kësisoj, ditët në vijim pritet firma e kryetarit të partisë demokratike, Sali Berisha, për të përcaktuar më pas kryesinë e re dhe strukturat e tjera drejtuese të Partisë Demokratike.Lista me emrat e 100 fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike 1. Sali Berisha 1201 (vota) 2. Jozefina Topalli 1144 3. Astrit Patozi 1133 4. Ridvan Bode 1121 5. Sokol Olldashi 1097 6. Edi Paloka 1005 7. Bujar Nishani 970 8. Flamur Noka 949 9. Lulzim Basha 944 10. Majlinda Bregu 917 11. Mesila Doda 916 12. Ilir Rusmali 830 13. Jemin Gjana 809 14. Gert Bogdani 801 15. Genc Ruli 800 16. Gent Strazimiri 800 17. Rajmonda Bulku 784 18. Albana Vokshi 757 19. Ferdinand Xhaferri 726 20. Myqerem Tafaj 725 21. Edmond Spaho 723 22. Fatos Beja 721 23. Keltis Kruja 704 24. Ferdinand Poni 702 25. Erla Mehilli 676 26. Florian Mima 666 27. Genc Pollo 665 28. Gazmend Oketa 659 29. Armand Teliti 652 30. Sahit Dollapi 641 31. Arenca Trashani 640 32. Halit Shamata 638 33. Arben Imami 596 34. Albert Avduli 595 35. Fatos Hoxha 585 36. Fatbardh Kadilli 578 37. Lajla Pernaska 573 38. Ahmet Omi 565 39. Bardh Spahia 559 40. Leonard Demi 554 41. Aurel Bylykbashi 547 42. Oerd Bylykbashi 545 43. Bislim Ahmetaj 541 44. Nesti Kiri 539 45. Elvana Hana 537 46. Enkelejd Alibeaj 536 47. Arqile Gorea 535 48. Ardian Turku 532 49. Tritan Shehu 526 50. Eduart Halimi 522 51. Alfred Rushaj 513 52. Eduard Ndreu 511 53. Ilir Bano 507 54. Gjergj Lezhja 506 55. Ciljeta Xhilaga 502 56. Bardh Rica 502 57. Ledina Aliolli 482 58. Shaban Memia 481 59. Ylli Asllani 477 60. Arben Qirjako 470 61. Sokol Lekaj 468 62. Alfred Olli 466 63. Gjergj Bojaxhiu 466 64. Nirvana Leka 457 65. Juela Mecani 455 66. Besnik Mustafaj 454 67. Gentiana Boksi 448 68. Osman Metalla 447 69. Suzana Guxholli 444 70. Bujar Leskaj 436 71. Njazi Kosovrasti 432 72. Arta Sakja 427 73. Azgan Haklaj 424 74. Ilir Kondi 424 75. Spiro Ksera 418 76. Valdete Vorpsi 418 77. Mirela Tabaku 417 78. Admirim Shehu 416 79. Shefqet Bruka 416 80. Barie Isufi 411 81. Marjeta Zace 408 82. Besnik Jaku 407 83. Selami Xhepa 407 84. Dhori Kule 406 85. Mark Marku 406 86. Mirgen Lata 403 87. Eduard Ypi 400 88. Fahri Balliu 400 89. Gjoke Uldedaj 398 90. Luan Skuqi 397 91. Amantja Cullhaj 394 92. Ardita Becolli 384 93. Edit Harxhi 381 94. Dhurata Cupi 363 95. Paulina Hoti 362 96. Zana Turku 359 97. Gjorgjeta Hila 352 98. Sonila Baka 345 99. Adriana Gjoni 331 100. Jorida Tabaku 331...