E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet, familja Obama zgjedh ishujt Hava

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama dhe familja e tij kane mberritur ne Havai ku do kalojne festat e Krishtlindjeve.

Kreu i ardhshem i Shtepise se Bardhe do kaloje 10 dite ne arkipelagun e Oqeanit Paqesor ne nje shtepi te marre me qera ne breg te detit dhe ne shoqerine e familjes dhe disa miqve te ngushte.

Gjate qendrimit ne vendin ku u rrit fizikisht, Obama do zhvilloje edhe nje ceremoni per te perkujtuar gjyshen e tij, Madelyn Dunham, e cila nderroi jete dy dite para zgjedhjeve ne SHBA, ku nipi i saj mundi me republikanin McCain.

Havai eshte vendi ku Barak kaloi nje pjese te madhe te femijerise se tij, pasi e ema u transferua ne ishull pas divorcit me babain natyror te tij.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›