Milani nxjerr gjithë dufin ndaj Udinezes
Milano - Milani nxjerr kundër Udinezes gjithë dufin e mbledhur gjatë këtyre javëve . Kuqezinjtë arritën të marrin një fitore të thellë 5-1 ndaj bardhezinjve në ndeshjen e mbrëmshme në “San Siro”. Djemtë e Ançelotit nuk i lëshuan për asnjë moment frenat e lojës nga dora, duke dominuar totalisht këtë takim.
Serinë e golave do ta hapte i riu brazilan, Aleksandre Pato. Ndryshe nga zakonisht, ku Milani pasi arrin avantazhin përhumbet, këtë herë kuqezinjtë shënojnë me Kakanë në minutën e 13’. Di Natale krijon për një moment iluzionin se ky takim do të rihapej, pasi shkurton shifrat në të 17’. Por Pato tregohet një plangprishës i vërtetë për bardhezinjtë, pasi i lejon ata vetëm një minutë të gëzojnë. Braziliani i çon në tre shifrat për Milanin, duke i dhënë një qetësi të plotë.
Në minutën e 43’ shënon Sedorfi këtë herë. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, kur të gjithë mendonin se Milani do të arrinte rekordin e rezultatit më të thellë ndaj Udinezes, djemtë e Ançelotit kënaqen vetëm me një gol të Kakasë. Braziliani shënon golin e tij të dytë dhe të pestin për Milanin në minutën e 52’ të këtij takimi.
Me këtë fitore Milani qëndron i vetëm në vendin e tretë me 33 pikë. Udineze vazhdon serinë e takimeve negative, duke rënë nga java në javë në renditje. Aktualisht friulanët ndodhen në vendin e 12-të me 22 pikë.
Rezultatet e kësaj jave dhe renditjen e ekipeve italiane mund t'i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.