E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë nga reagimi zyrtar i shoqatës LGBT

...“Sot, e gjithë Shqipëria është degdisur qindra vjet pas, sepse një familje shqiptare është shpërngulur nga prona e saj, jeta, lagjja e qyteti, si dhe nga njerëzit më të afërt, vetëm për shkak se ne nuk kemi kurajën t’i pranojmë njerëzit që janë të ndryshëm të jenë midis nesh, të jetojnë me ne në paqe dhe qetësi. TURP!

Duke u nisur nga kjo ngjarje kaq e rëndë, LGBT PRO Shqipëri, do të mirëpriste, nxiste dhe inkurajonte sot çdo individ që beson te demokracia, të drejtat e njeriut dhe te fakti se që të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë, të dalë publikisht në mbrojtje të jetës së familjes së Klodit. Mbrojtja e familjes së tij sot është mbrojtja që ne i bëjmë diversitetit të qenies njerëzore dhe vetë jetës sonë.

Nga ana tjetër ne do të mirëprisnim çdo reagim dhe masë që përfaqësues të qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, Bashkisë Lezhë, partive politike dhe shoqërisë civile, do të ndërmerrnin për kthimin në pronën dhe jetën normale të familjes së Klodian çelës”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›