E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesëmarrëset e "Miss Globe Internacional" në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert e veta në nder të 47 vajzave pjesëmarrëse në "Miss Globe Internacional. Ka qënë vetë kryetarja e këtij institucioni Jozefina Topalli e cila i ka pritur dhe uruar sukses vajzave. Është hera e parë që kjo sallë mbushet me vajza kaq të bukura, ku sytë tuaj shndrisin nga hareja dhe gëzimi". Bukuria juaj shërben si ura më e mirë në marrëdhëniet njerëzore dhe është më e vërtetë. Në jetë ju duhet të guxoni për të arritur atë që doni" u shpreh zonja Topalli .Vajzat konkurrente falenderuan përzemërsisht Kryetaren e Kuvendit për mikëpritjen si dhe për mbështetjen që i ka dhënë këtij aktiviteti. Ato shkëmbyen dhurata dhe morën autografe të saj. Më pas ato vizituan ambjentet e Kryesisë së Kuvendit ku u njohën me administratën, funksionimin e saj dhe ambjentet e punës së deputetëve .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›