E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 100 miliardë euro në vit kundër ndotjes

Bashkimi Europian synon që në samitin botëror për ndryshimet klimaterike, në dhjetor në Kopenhagen, të miratojë vendimin për ndarjen e 100 miliardë eurove në vit deri në vitin 2020 për vendet e varfëra në luftën e tyre kundër ndotjes. Bashkimi Europian është i gatshëm të marrë mbi vete "këtë pjesë të angazhimit botëror", thuhet në projektin e hartuar për këtë çështje. Liderët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje përsa i përket traktatit të Lisbonës në samitin e Brukselit, por mbeten ende të ndarë përsa i përket ndihmës për klimën. Shefat e shteteve ose qeverive të Bashkimit Europian kanë arritur një marëveshje për koncesion ndaj Çekisë, që mundëson miratimin përfundimtar të Marrëveshjes së Lisbonës për funksionim më efikas të Unionit. Bëhet fjalë për kërkesën që të garantohet që dispozitat e të drejtave të njeriut nga Marrëveshja, të mos mund të shfrytëzohen për kërkesat e pronësisë dhe të drejtave të gjermanëve të Sudetit, që nga Çekia janë dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo ka qenë kërkesa dhe kushti i presidentit të Çekisë, Vaclav Klaus, që të vendosë nënshkrimin në Marrëveshjen e Lisbonës. Pas marrëveshjes së krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së me Çekinë në grindjen për reformën në BE kryeministri Jan Fischer premtoi një ratifikim të shpejtë të të ashtuquajturës Marrëveshje e Lisbonës. Marrëveshja mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, siguroi ai në Bruksel. Samiti i lejoi më parë presidentit çek Vaclav Klaus një klauzolë të veçantë për kartën e të drejtave themelore, por samiti i BE-së nuk arriti ende marrëveshje për financimin e mbrojtjes së klimës. Para së gjithash Gjermania dhe Franca refuzojnë të përmendin shuma konkrete para konferencës botërore të klimës në Kopenhagen. Udhëheqësit e Bashkimit Europian gjatë një takimi në Bruksel kanë rënë dakord për formulimin e një marrëveshje, e cila do të hiqte pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Traktati synon ta bëjë me funksional procesin e vendimmarrjes së bllokut 27 anëtarësh. Por hyrja në fuqi e tij është shtyrë për shkak të refuzimit që i ka bërë nënshkrimit të dokumentit presidentit çek, Vaclav Klaus. Udhëheqësit e BE-së e nisën procesin e Traktatit të Lizbonës para tetë vjetëve. Traktati, thanë atëherë ata, synonte që ta bënte BE-në një institucion më demokratik, më transparet dhe më efikas dhe që t'i mundësonte funksionim më të mirë gjatë procesit të zgjerimit. Me këtë traktat, krijohen dy poste: ai i presidentit europian dhe i Ministrit të Jashtëm të BE-së. Ratifikimi i traktatit të Lisbonës po afron pasi krerët e BE-së në Bruksel arritën një marrëveshje me presidentin çek, ndërsa Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, tha se "rruga për ratifikim tani qëndron e hapur."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›