E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

Sipas të dhënave, në Qarkun e Beratit kanë marrë pjesë 23.21% e votuesve, në Dibër, 23.73%, në Durrës, 18.55%, në Elbasan, 25.29%, në Fier, 13.79%, në Gjirokastër, 25.34%, në Korçë, 23.68%. Pjesëmarrjen më të lartë në votime e shënon Kukësi me 28.39%.

Ndërsa në Lezhë, në Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, pjesëmarrja deri në orën 14:00 është përkatësisht, 23.68%, 23.07%, 17.57% dhe 16.34%. Në të gjithë vendin, pjesëmarrja deri në orën 14:00 është rreth 22%.

KQZ: Pjesëmarrja në votime mbi 20%

Tiranë (14:05)– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në mesditë në rang vendi kanë votuar 21.89 për qind e qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote.

Rezultatet ndryshojnë moment pas momenti.

KQZ: Pjesëmarrja në votime

Tiranë (12:30)– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:30 minuta të ditës së sotme në shumicën prej bashkive në vend.

Pjesëmarrja më e lartë në votime është shënuar në Gramsh, Peshkopi, Krujë, Librazhd dhe Pukë.

Pjesëmarrja më e madhe është vënë re në qytetin e Gramshit me 21. 4 %, ndërsa më e ulëta në qytetin e Sarandës me 7.1 %. Në kryeqytet pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 10:30 minuta ishte në zgjedhje 8.2 %.

Në qytetet e tjera ka qenë kjo, në Berat pjesëmarrja në zgjedhje 9.51%. Në Elbasan, 12.3%. Në Sarandë, 7.1%. Në Durrës 7.3%. Në Librazhd, 17.5%. Në Kamëz,10.5% Në Fier,9.1%, Në Krujë, 19.1%. Në Gramsh,  21.4%. Në Peqin, 17.1%. Në Kucovë,  8.9%. Në Bulqizë, 15.7%.

(fotoja tregon grafikun e pjesëmarrjes)

/Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-08 14:45
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›