E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat e animuar të Gjin Varfit në ekranin e AQSHF-së

Ndër realizimet e Varfit u shfaqën në ekranin e AQSHF-së filmi “Ndryshimi” realizuar në vitin 2003, “Besë ujku” realizuar një vit më vonë, si dhe filmi “Bishtprerat” i vitit 2007.

“Mëkatari”, një film i animuar prej 9 minutash, është realizuar në vitin 2010 me skenar të Engjellushe Sanxhakut, si dhe ka konkuruar në Festivalin Ndërkombetar të Filmit të Animuar nga Fëmijët dhe për Fëmijet që u mbajt në Shkodër në 4-9 tetor 2010.

Piktori dhe regjisori Gjin Varfi realizoi në vitin 1984 filmin e parë si piktor “Përparësja e bletës”, nën drejtimin e Vlash Drobonikut dhe dy vjet më pas realizoi filmin e parë si regjisor dhe piktor “Si bëri gjeti”. Më vonë vijnë me radhë filmat  “Kërcuri” (1987), “Lëkura e luanit” (1989), “Pas një zënke” (1990), “Mikesha” (1991), “Djali dhe Ofi” (1993) etj.

Për vizatimet dhe animacionin e filmin “Zogu pushbardhë Seria 5”, realizuar në vitin 1985, Varfi u vlerësua me Medalionin e Festivalit të 6 të filmit vizatimor e dokumentar.

Varfi lindi në Tiranë në 14 maj 1954 dhe studioi në Tiranë për skulpturë monumentale. Fillimisht punoi në TVSH, në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe në vitin 1984 në seksionin e filmit vizatimor në Kinostudio.

Krahas animacionit, Gjin Varfi është marë edhe me studimin e stemave të qyteteve, Heraldikën shqiptare ku me hulumtimet e tij zbuloi stema të periudhës mesjetare dhe duke u mbështetur në përvojën shqiptare e të huaj, filloi t’i rindërtonte ato. Në vitin 1990 realizoi “Simbolin heraldik të principatës së Arbrit”.

Të mërkurën tjetër, më 27 prill, është dita e fundit e “Muajit të animacionit” dhe i është kushtuar artistit Artur Dauti.
/Start/

                                                                                             2011-04-20 15:07
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›