E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth Shmangni incidentet 8 Maji te jete feste

Nuk reshtin mesazhet e autoriteteve të larta të Tiranës dhe diplomatëve ndërkombëtarë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Nga Petrela ambasadori i OSBE-se Eugen Wolfarth bashkë me Presidentin Topi thanë se 8 maji duhet të përjetohet si festë dhe të shmangen incidentet në zgjedhje. 

"Sot kemi zgjedhje dhe ne po e ndjekim me shumë kujdes. Kemi inkurajuar të gjithë të marrin pjesë në votime. Ta përjetojnë këtë ditë si një ditë feste, larg presioneve për të provokuar incidente. është një ditë normale, pranvere. Unë dëshiroj që kjo ditë të shkojë jashtë çdo lloj deklarate që do të bënte të mundur rritjen e tensionit. Dëshiroj që palët, kandidatët por edhe mediat të mos i japin rëndësi episodeve të vogla. U dëshiroj të gjithë shqiptarëv që në fund të këtij procesi shqiptarët të kenë bërë një hap pozitiv drejt progresit demokratik dhe një standarti demokratik drejt BE-së"-tha Presidenti Topi.

"Unë jam i lumtur në fakt që kemi të pranishëm ODIHR-in me shumë vëzhgues, të cilët do të japin këndvështrimin e tyre të pavarur. Mesa kemi parë, zgjedhjet kanë nisur rregullisht që në orën 07.00. Shpresoj të kemi një ditë të qetë përpara. Jam i lumtur që i bashkohem presidentit Topi dhe mesazhit të tij që të gjithë ata që s'kanë votuar të shkojnë ta bëjnë këtë. është një ditë pranverore, jo vetëm për të votuar, por edhe për ta shijuar me familjet tuaja. Pikërisht kjo duhet bërë pas votimit. Mesazhi që kam për klasën politike është që palët të pranojnë rezultatin e këtij procesi zgjedhor, ashtu sikurse pres që qytetarët të votojnë të lirë, në mënyrë të hapur"-tha Wolfarth.

Ambasadori Wolfarth tha se “ Zgjedhjet kanë filluar mirë, dhe se presim një ditë të qetë sot. Ai e ka cilësuar “të rëndësishëm procesin e numërimit”, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike të pranojnë rezultatin.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›