E Diel, 1 Nëntor 2026

Kollozi-Gjika akuza te ndersjella per manipulime

Rivalët për bashkinë e Vlorës Shpëtim Gjika dhe Ardian Kollozi pasi kanë votuar u bënë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në votime. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për tentativa manipulimi të votës. 

"Jemi duke ndjekur me intensitet se si po zhvillohet procesi i votimit. Po kontribuojmë që ai të jetë i qetë, i qartë dhe i barabartë. Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të bashkisë në ikje, ai që shikoj është përkushtimi i banorëve të Vlorës për të shkuar masivisht në votime"-tha kandidati i djathtë, Ardian Kollozi.

"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës të marrin pjesë masivisht nëpër votime sepse vetëm kështu shprehin në mënyrë të qetë vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Ne garantojmë fshehtësinë e votës dhe numërimin transparent të saj"-tha kandidati i majtë, Shpëtim Gjika.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›