E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjeset e para: Tirana-Apolonia 1-1, fitojne Vllaznia dhe Teuta

Një rezultat befasues ai midis Tiranës dhe Apolonisë, në pjesën e parë teksa është mbyllur 1-1. Një eurogol i Sajmit Patushit në të 6', goli i parë i mesfushorit shkatërrues të bardhebluve gjatë këtij sezoni. Sulmuesi tiranas i fierakëve Sabino Plaku befasoi nënkampionët e vendit, duke shënuar një gol të bukur që solli dhe barazimin 1-1 në të 38'. Mema i Apolonisë kishte mundësi të shënonte golin e dytë për Apoloninë. E vecantë te Apolonia ishte aktivizimi i tre lojtarëve brazilianë: kapitenin Zherardinjo dhe të porsardhurit Do Santos dhe Rosha, ky ifundit i njohur si ish-lojtar i Partizanit. Penja, Abraham dhe Fish përbënin "armatën" e huaj të bardhebluve.

Kastrioti-Vllaznia 0-1
Goli i Suad Licit në të 36', i kontestuar shumë nga vendasit i dha avantazhin e përkohshëm shkodranëve.

Besa-Teuta 0-1
Edhe pse kjo ndeshje ishte e programuar për ditën e diel, ajo po zhvillohet sot. Teuta në avantazh me golin e Daniel Xhafaj në të 22'.

Elbasani-Dinamo 0-0
Një ndeshje e ndjekur nga shumë pak tifozë dhe me shumë pak raste për t'u përmendur.

Shkumbini-Partizani 0-0
Vendasit gjatë githë takimit kanë ushtruar presion ndaj të kuqve, por pa mundur të konkretizojnë.

Flamurtari-Luftëtari 0-0
Takimi i luajtur në fushë asnjanjëse, në Lushnjë, nuk ka sjellë asnjë ndikim te dy ekipet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›