Sinani-Salihi “ngrijnë” Apoloninë e Kokëdhimës

Tirana arriti në pjesën e dytë të dëshmojë forcën e saj realizuese, duke shënuar dy gola dhe mbyllyr takimin me Apoloninë 3-1, por si gjithmonë e "varur" nga dy sulmueset shkodranë: Vioresin Sinani (78') dhe Hamdi Salihi (85), që edhe ndaj Apolonisë shënoi golin e zakonshëm. I 9-ti për golashënuesin më të mirë në 6 javët e para të sezonit 2006-2007. Një rezultat befasues ai midis Tiranës dhe Apolonisë, në pjesën e parë teksa është mbyllur 1-1. Një eurogol i Sajmit Patushit në të 6', goli i parë i mesfushorit shkatërrues të bardhebluve gjatë këtij sezoni. Sulmuesi tiranas i fierakëve Sabino Plaku befasoi nënkampionët e vendit, duke shënuar një gol të bukur që solli dhe barazimin 1-1 në të 38'. Mema i Apolonisë kishte mundësi të shënonte golin e dytë për Apoloninë. E vecantë te Apolonia ishte aktivizimi i tre lojtarëve brazilianë: kapitenin Zherardinjo dhe të porsardhurit Do Santos dhe Rosha, ky ifundit i njohur si ish-lojtar i Partizanit. Penja, Abraham dhe Fish përbënin "armatën" e huaj të bardhebluve. Në pjesën e dytë, Tirana del nga përgjymja (mungonte për shkak të kartonave plejmejkëri Devi Mukaj) dhe protagonist i lojës më të shpejtë të bardhebluve ishte zëvendësuesi Engert Bakalli. Sulmuesi Vioresin Sinani, i rikthyer pas dy ndeshjesh mungesë, shënoi golin e avantazhit 2-1 pas 33 minutash lojë në pjesën e dytë, duke i dhënë edhe qetësinë e rezultatit trajnerit Mirel Josa, ndërsa golashënuesi më i mirë i kampionatit, Hamdi Salihi prodhoi një tjetër gol nga "furra" e tij.
Me fitoren e djeshme, Tirana u ngjit në kuotën e 14 pikëve, duke rruajtur diferencën prej një pikësh me Partizanin që fitoi në Peqin me Shkumbinin vendas 2-0. Për Apoloninë, që u drejtua nga trajneri i ri, Dhimitër Papuciu, megjithë përforcimet dhe përpjekjet e saj, vazhdon të regjistrojë humbjen e radhës, e pesta në gjashtë javë.
Ndeshja u transkriptua "live" nga Albania-sport.com
SKEDA
TIRANA-APOLONIA 3-1
Shënues: Patushi 6', Sinani 79', Salihi 85' / Sabino Plaku 38'
Gjyqtarë: Sh. Guce, E.Miho, E. Bicaku
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tirana