E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super gol i Canës

Lorik Cana e ka afruar Lazion me Ligën e Kampionëve. Mesfushori kosovar e ka shënuar golin e qetësisë, në fitoren 2:0 ndaj Atalantës.

Mesfushori kosovar, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, e shënoi një super gol nga distanca, në minutën e fundit të ndeshjes.

Kurse, golin e parë për Biancocelesti e kishte shënuar Kozak, në minutën e 35-të. Me këtë fitore, Lazio u ngrit në pozitën e katërt me 59 pikë, 3 më pak se Udinese, e cila është e treta.

Lazio do të përballet pikërisht me ekipin nga Udine javën tjetër. Në rast se ekipi i Edy Rejas shënon fitore, do të shkojë në Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›