Amerikanët përkrahin planin ekonomik të Obamës
Uashington - Shumica e amerikanëve përkrahin planin e presidentit, Barak Obama për ringjalljen e ekonomisë dhe përpjekjet e tij për të punuar më përfaqësuesit e të dy partive, tregojnë rezultatet e dy hulumtimeve të opinionit publik. Një muaj pas marrjes së postit të presidentit, 68 për qind e amerikanëe përkrahin punën e Obamës, thotë anketa më e re e Uashington Postit dhe ABC-së.