Zgjedhjet në Iran, arrestohen 10 “sabotues”

Mediat iraniane bëjnë me dije se autoritetet kanë arrestuar 10 persona të cilësuar si “sabotues”, derisa po mbahen votimet parlamentare në Iran.Naki Bakeri, kryesues i Departamentit të sigurisë për zgjedhje, tha se sabotuesit e dyshuar kishin ardhur “nga jashtë në Teheran”.
Lideri Suprem, Ajatollah Ali Hamnei, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke thënë se kjo të dërgonte mesazh të fuqishëm te armiqtë e Iranit, për shkak të mospajtimeve për programin atomik iranian.
Për 290 vende në Parlament, garojnë më shumë se 3400 kandidatë. Ndërkohë ajo që vlen të theksohet është fakti se nuk janë lejuar vëzhgues të pavarur ndërkombëtarë për këto zgjedhje.