Plaçkitje “live” në një bankë gjermane

Në afërsi të Berlinit, në vendin Zehlendorf është duke u zhvilluar plaçkitja e një banke, ku plaçkitësi ka marrë peng një punëtor të bankës.
Si njofton agjencia Anadollya, operacioni policor është duke u zhvilluar dhe në afërsi të bankës janë ndërmarrë masa të mëdha të sigurisë.
Plaçkitësi bashkë me të hollat e vjedhura ka marrë edhe punëtorin bankar, në mënyrë që t’i garantohet largimi i sigurt nga vendi i krimit, tha zëdhënësi i policisë së Berlinit.
Sipas informatave të publikuara nga disa mediume elektronike gjermane, plaçkitësi mbante në dorë edhe një bombë dhe kërcënonte se do ta aktivizojë.