Mustafa, Thaçit: Ik nga Prishtina nëse s’të pëlqen

Isa Mustafa i ka thënë Hashim Thaçit se mund të kthehet nga ka ardhur po s’i pëlqeu Prishtina.
Kreu i LDK-së i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili në një debat në KlanKosova kishte thënë se “Në Prishtinë ka stagnim të madh qeverisës”.
Mustafa është përgjigjur: “Pse jeton Hashim Thaçi në Prishtinë pra? Se vetë fakti që këta zyrtarë kanë dëshirë të vijnë në Prishtinë tregon çka mendojnë për Prishtinën”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se PDK-ja në Prishtinë nuk mund të fitojë kurrë.
“Prishtina për ta është një ëndërr që nuk mund ta realizojnë, se nuk kanë pasur kurrë përkrahjen domethënëse në Prishtinë”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/