E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furi bastisjesh ne kisha dhe xhamia

Bastisen dy kisha ne rrethin e Permetit, zhduken ikonostase dhe sende me vlere antike. Kurse ne Korce, policia ka arrestuar nje te dyshuar si "gjuetar" i objekteve te kultit, i cili akuzohet per gjashte vjedhje te kishave e xhamive ne kete qark dhe te kater te tjerave ne Gjirokaster dhe Delvine. I ndaluari eshte Bujar Kalemi, 35 vjec, banues ne Zhabokike te Tepelenes.
Permet
Persona ende te paidentifikuar kane plackitur ne oret e para te dites se djeshme dy ikonostase mbi 250 vjecare ne kishen Shen Premte, si dhe nje pjese te portes kryesore te kishes Shen Nikolli, ne qytetin e Permetit. Burime nga policia bejne te ditur se dy ikonostase prej druri te gdhendur me nje mjeshteri te larte kane rezultuar te grabitura ne kishen Shen e Premte, qe shtrihet buze perroit qe kufizon qytetin e Permetit nga ana jugore e tij. Ekspertet e kriminalistikes kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per te identifikuar autoret, duke marre gjurmet e gishtrinjve. Gjate 17 viteve te fundit ne qarkun e Gjirokastres jane vjedhur 42 objekte fetare dhe vetem nje kambane mbi 100 vjecare eshte arritur te zbulohet nga policia lokale.
Korce
Rreth ores 14:30 te dites se djeshme, policia e Korces njoftoi se ne bashkepunim edhe me Komisariatin nr. 1 Tirane, eshte bere i mundur ndalimi i Bujar Kalemit, 35 vjec, banues ne Zhabokike te Tepelenes. Sipas hetimeve te kryera rezulton se ne rrethet e Korces dhe te Kolonjes ka kryer disa vjedhje te kulteve fetare. "Vjedhjen e kishes Shen Thanasi, e ndodhur ne daten 6 dhjetor 2009, ku jane marre 12000 leke, vjedhja e kishes se Shen Anes tre dite me pas, ku jane marre 4500 leke dhe Shen Kollit me 26 dhjetor ne fshatin Kamenice, me dem 3300 leke", njoftoi policia vendore. Por objekt sulmi sipas hetuesve kane qene edhe xhamite, ku ajo e fshatit Floq eshte plackitur me 28 dhjetor 2009 dhe jane marre 10 mije leke. Me heret Kalemi dyshohet per bastisjen e kishes se Shen Gjergjit me 27 qershor 2009, nje dite para zgjedhjeve te pergjithshme ne Erseke, ku ka marre 3500 leke dhe me pas, me 26 dhjetor, per Krishtlindje, kishen "Ngjitja e Zotit ne Qiell", ne fshatin Borove te Kolonjes, ku eshte vjedhur shuma prej 6 mije lekesh.
Kater plackitjet e tjera
Hetim edhe per vjedhjet ne Gjirokaster dhe Delvine
Nga hetimi i kryer prej grupit hetimor dyshohet se Bujar Kalemi ka plackitur edhe kater objekte te tjera kulti ne qarqet Gjirokaster dhe Vlore vitin e kaluar. "Nga puna e bere rezulton se ky shtetas ka kryer vjedhje kishash edhe ne rrethin e Gjirokastres ne dy raste, po keshtu ne dy raste te tjera ne menyre te perseritur ka vjedhur kishen ne fshatin Kostan te rrethit Delvine", sqaruan burime zyrtare te policise se Korces. Ndaj Kalemit eshte ngritur akuza e "Vjedhjes se pasurise dhe objekteve te kultit" dhe po hetohet nese ka pasur bashkepunetore te tjere dhe nese ka marre sende me vlere nga muret e kishave.
Bastisjet e objekteve te kultit:
Kisha e Shen Thanasit, dy ikonostase te vjetra, Permet
Kisha e Shen Nikollit, sendet e portes hyrese, Permet
Kisha e Shen Thanasit, 6 dhjetor 2009, Korce, 12000 leke
Kisha e Shen Anes, 9 dhjetor 2009, Korce, 4500 leke
Kisha e Shen Kollit, 26 dhjetor 2009, ne Kamenice, 3300 leke
Xhamia e Floqit, 28 dhjetor 2009, Korce, 10000 leke
Kisha e Shen Gjergjit, 27 qershor 2009, Erseke, 3500 leke
Kisha e Ngjitjes se Zotit ne Qiell, 26 dhjetor 2009, Kolonje, 6000 leke
Dy here ne kishat e qarkut te Gjirokastres
Dy here kishen e fshatit Kostan ne Delvine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›