FMN, marreveshje te re me qeverine ne pranvere
Ne pranveren e vitit 2010 pritet te nenshkruhet nje marreveshje e re me liberale ndermjet qeverise dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) i kryesuar nga shefi Gerwin Bell, ka mberritur ne vendin tone, por per here te dyte kete vit me nje status me liberal. Por ndryshe nga heret e tjera misioni i FMN do te keshilloje qeverine dhe jo me ta kushtezoje ate ne lidhje me politikat fiskale dhe monetare. FMN e ka mbyllur ne ditet e para te janarit, bashkepunimin e ngushte me Shqiperine. Megjithate zyra e FMN ne Tirane vazhdon misionin, por me nje program me lehtesues. Nderkohe pritet qe shume shpejt Uashingtoni te sjelle perfaqesuesin e ri ne Shqiperi, per shkak se mandati i An Margaret Westin ka perfunduar. Pavaresisht se programi i adutimit te ngushte u mbyll ne fillimin e ketij viti, ky institucion i rendesishem nderkombetar do te vazhdoje te jape mbeshtetje per Shqiperine. Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) eshte nje organizate me seli ne Uashington qe aktualisht asiston ne rreth 185 vende zhvillime makroekonomike kryesisht. Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim, do te zevendesohet nga institucionet e Bashkimit Evropian, si rezultat i procesit te integrimit ne te cilin ndodhet vendi.
Kriza, FMN vleresim pozitiv per Shqiperine
Ecuria e ekonomise shqiptare sidomos ne raport me krizen ekonomike boterore, ka marre nje vleresim mjaft pozitiv dje nga Fondi Monetar Nderkombetar. Nje mision i Fondit ka qene per disa dite ne vendin tone, ku eshte njohur me zhvillimet me te fundit ne ekonomi dhe me treguesit e projektbuxhetit 2010. "Shqiperia ne vitin 2009 eshte nje nga vendet e pakta ne bote qe ka rritje pozitive dhe kjo eshte optimiste tashme qe me e keqja e krizes tashme eshte pas nesh",- tha shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell gjate nje konference te perbashket per median, bashke me ministrin Bode dhe guvernatorin Fullani. Sipas zyrtarit te FMN-se, qeveria aplikoi stimuj per nxitjen e ekonomise ne kohen e krizes. Sipas fondit, buxheti i vitit 2010 do te jete nje instrument i forte per te tejkaluar te gjithe efektet e krizes financiare nderkombetare. Ndonese ne terma teknike kane mosmarreveshje, sic eshte rasti i rritjes ekonomike, qeveria dhe FMN e vleresojne njelloj kete rrugedalje. "Ne kushtet aktuale buxheti 2010 behet shume i rendesishem per vendin. Me ane te tij qeveria mund te stimuloje nje pozicion me te fuqishem te ekonomise ne raport me zhvillimet globale si edhe te nxise fondet financiare drejt produktivitetit",-tha Bell. Por si gjithnje Fondi ka dhene keshilla konservative ne lidhje me treguesit e buxhetit 2010 qe kane te bejne me borxhi publik dhe deficitin fiskal. Deficiti buxhetor sipas FMN-se ka vajtur ne 6.5 per qind, ndersa borxhi publik ka kercyer ne 60 per qind te GDP-se. Mirepo ministri i Financave, Ridvan Bode eshte shprehur se projektbuxheti 2010 nuk eshte aq konservativ sa do te deshironte FMN, porse synon nje ulje te deficitit buxhetor ne 3 per qind, nga 4 per qind qe eshte kete vit.
Bell: Te ulet deficiti buxhetor
Shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell tha se "nje pozicion i forte fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do te ndihmoje ekonomine te permiresoje besimin brenda dhe jashte vendit. Po ashtu kjo do i lejonte sistemit bankar qe ta kanalizoje kredine drejt aktiviteteve me produktive te sektorit privat dhe jo ne borxh qeveritar. Ajo cka eshte me e rendesishme, eshte ulja e borxhit publik dhe nje pozicion fiskal i forte dhe i qendrueshem jane shume kritike kur do te marre kredi ne tregun e huaj",- tha Bell.