E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise se shpejti ne TOB

Baleti me dy akte “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” do të ngjitet së shpejti në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kjo vepër do rivinte përsëri nga koreografi Agron Aliaj, i cili dëhironte që t’i jepte një dinamizëm veprës, por për shkak të aksidentit, mjeshtri nuk mund të ishte deri në fund në prova, por trupa e baletit, si për t’i dhënë forcë mjeshtrit vazhdoi provat për të sjellë në skenë në ditën e caktuar veprën e vetme skenike të kompozitorit Fehim Ibrahimi, me libret të shkruar nga Ismail Kadare dhe koreografi të Agron Aliajt.
Ndërkohë që dy balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso thonë se i është qëndruar besnik linjës së profesor Alisë dhe veprat shqipe janë shumë të domosdoshme të vijnë në skenë, sidomos për artistët e rinj.
Kjo vepër u vu për herë të parë në skenë më 30 mars të vitit 1986, Që nga premiera e parë, vepra është rikthyer edhe dy herë të tjera në skenë në vitin 2000 dhe në vitin 2005, për t’u ngjitur për të katërtën herë mbrëmjen e 31 marsit. Është hera e parë në këto katër vënie skenike të baletit që koreografi Agron Aliaj nuk do të mund ta shohë nga paskuintat punën e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›