Shtyhet diskutimi per ligjin mbi Gjykaten Administrative

Projektligji për Gjykatën Administrative ka shkaktuar debate mes anëtarëve të Komisionit parlamentar i Ligjeve. Gjatë mbledhjes, Partia Socialiste ka kërkuar që në nenin 6 të draftit të propozuar nga qeveria, që flet për kompetencat lëndore të Gjykatës Administrative, të përfshihet edhe shqyrtimi i çështjeve që kanë në thelb kontratat administrative. Por mazhoranca ka argumentuar se këto çështje gjejnë terren ligjor dhe shqyrtohen nga Kodi i Procedurave Civile e për pasojë, bëhen pjesë e vlerësimit të gjykatave ekzituese.
Pas debateve, për hir të vijueshmërisë së kompromisit politik, është vendosur shtyrja e shqyrtimit të këtij neni, pasi të jetë zhvilluar një konsultë më e gjerë ligjore. Gjithashtu, komisionerët e Ligjeve kanë debatuar edhe në lidhje me përbërjen e trupit gjykues, por pa gjetur konsensus.
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur që shqyrtimi nen për nen i ligjit për Gjykatat Administrative të vijojë të hënën e ardhshme.